Kalo te përmbajtja

circa 1406–1380 BC

Conquest of Canaan

Joshua leads Israel across the Jordan into the promised land, defeating the Canaanite kingdoms one by one.

658 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Jozueu 12:22rreth 1450 p.e.s.

    mbreti i Kedeshit, një; mbreti i Jokneamit, në Karmel, një;

  2. Jozueu 12:23rreth 1450 p.e.s.

    mbreti i Dorit, mbi lartësinë e Dorit, një; mbreti i popujve të Gilgalit, një;

  3. Jozueu 12:24rreth 1450 p.e.s.

    mbreti i Tirtsahut, një. Gjithsej tridhjetë e një mbretër.

  4. Jozueu 13:1rreth 1444 p.e.s.

    Por Jozueu ishte plak dhe në moshë të shtyrë; dhe Zoti i tha: "Ti je plak dhe i shtyrë në moshë, dhe të mbetet një pjesë shumë e madhe e vendit për të pushtuar.

  5. Jozueu 13:2rreth 1444 p.e.s.

    Ky është vendi që mbetet akoma: tërë territori i Filistejve dhe gjithë ai i Geshuritëve,

  6. Jozueu 13:3rreth 1444 p.e.s.

    nga Shikori që rrjedh në lindje të Egjiptit, deri në kufirin e Ekronit nga veriu (krahinë që konsiderohet kananease), tokat e pesë princave të Filistejve, domethënë të Gazës, të Ashdodit, të Ashkalonit, të Gathit, të Ekronit dhe të Avejve gjithashtu,

  7. Jozueu 13:4rreth 1444 p.e.s.

    në jug, tërë vendi i Kananejve, dhe Mearahu që u përket Sidonëve deri në Afek, deri në kufirin e Amorejve;

  8. Jozueu 13:5rreth 1444 p.e.s.

    vendi i Giblitëve dhe tërë Libani në drejtim të lindjes, nga Baal-Gadi në këmbët e malit Hermon deri në hyrje të Hamathit;

  9. Jozueu 13:6rreth 1444 p.e.s.

    tërë banorët e krahinës malore të Libanit deri në ujërat e Misrefothit, dhe gjithë Sidonët. Unë do t'i dëboj para bijve të Izraelit; ti ndërkaq ndaje me short vendin midis Izraelitëve si trashëgimi, ashtu si të kam urdhëruar.

  10. Jozueu 13:7rreth 1444 p.e.s.

    Ndaje, pra, këtë vend si trashëgimi midis nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit të Manasit".

  11. Jozueu 13:8rreth 1444 p.e.s.

    Rubenitët dhe Gaditët, bashkë me gjysmën e fisit tjetër, kanë marrë trashëgiminë e tyre, që Moisiu u dha atyre matanë Jordanit, në lindje, ashtu siç ua kishte dhënë Moisiu, shërbëtor i Zotit;

  12. Jozueu 13:9rreth 1444 p.e.s.

    nga Aroeri që ndodhet në brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që është në mes të luginës, tërë rrafshnaltën e Medebas deri në Dibon;

  13. Jozueu 13:10rreth 1444 p.e.s.

    tërë qytetet e Sihonit, mbretit të Amorejve, që mbretëronte në Heshbon, deri në kufirin e bijve të Amonit;

  14. Jozueu 13:11rreth 1444 p.e.s.

    Galaadin, territorin e Geshuritëve dhe të Maakathitëve, tërë malin Hermon dhe tërë Bashanin deri në Salkah;

  15. Jozueu 13:12rreth 1444 p.e.s.

    tërë mbretërinë e Ogut, në Bashan, që mbretëronte në Ashtaroth dhe në Edrei dhe ishte i vetmi gjigant i mbetur gjallë. Në fakt Moisiu i kishte mundur dhe dëbuar.

  16. Jozueu 13:13rreth 1444 p.e.s.

    Por bijtë e Izraelit nuk i përzunë Geshuritët dhe Maakathitët; kjo është arësyeja pse Geshuritët dhe Maakathitët banojnë në mes të Izraelit deri në ditët e sotme.

  17. Jozueu 13:14rreth 1444 p.e.s.

    Vetëm fisit të Levit, Moisiu nuk i kishte dhënë asnjë trashëgimi; flijimet e bëra me zjarr për nder të Zotit, Perëndisë së Izraelit, përfaqësonin trashëgiminë e tij, ashtu si u kishte thënë ai.

  18. Jozueu 13:15rreth 1444 p.e.s.

    Kështu Moisiu i kishte dhënë fisit të bijve të Rubenit pjesën që u përkiste, simbas familjeve të tyre;

  19. Jozueu 13:16rreth 1444 p.e.s.

    territori i tyre niste nga Aroeri që ndodhet mbi brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që gjendet në mes të luginës, tërë rrafshnalta pranë Medebës,

  20. Jozueu 13:17rreth 1444 p.e.s.

    Heshboni dhe tërë qytetet e tij që ndodhen në rrafshnaltën: Diboni, Bamoth-Baali, Beth-Baal-Meoni,

  21. Jozueu 13:18rreth 1444 p.e.s.

    Jahtsahu, Kedemothi, Mefaathi,

  22. Jozueu 13:19rreth 1444 p.e.s.

    Kirjathaimi, Sibmahu, Tsereth-Hashahari mbi malin e luginës,

  23. Jozueu 13:20rreth 1444 p.e.s.

    Beth-Peori, shpatet e Pisgahut dhe Beth-Jeshimothi;

  24. Jozueu 13:21rreth 1444 p.e.s.

    të gjitha qytetet e rrafshnaltës dhe tërë mbretëria e Sihonit, mbretit të Amorejve që mbretëronte në Heshbon, të cilin Moisiu e mundi me princat e Madianit: Evi, Rekem, Tsur, Hur dhe Reba, princa vasalë të Sihonit, që banonin në atë vend.

  25. Jozueu 13:22rreth 1444 p.e.s.

    Bijtë e Izraelit vranë gjithashtu me shpatë Balaamin, birin e Beorit, shortarin, bashkë me të tjerët që u vranë në radhët e Madianitëve.