Kalo te përmbajtja

Jesus

3,872 vargje · 6 anëtarë të familjes

I njohur edhe si: Jesus Christ, Immanuel, Emmanuel, Christ

Vargje që përmendin Jesus

Filtro sipas librit
  1. tek e cila ju thirri me anë të ungjillit tonë, që të arrini të merrni lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht.

  2. Prandaj, vëllezër, qëndroni dhe mbani porositë që mësuat, me anë të fjalës ose me anë të letrës sonë.

  3. ngushëlloftë zemrat tuaja dhe ju forcoftë në çdo fjalë e punë të mirë.

  4. dhe derisa të shpëtojmë nga njerëzit e çoroditur dhe të këqij, sepse jo të gjithë kanë besim.

  5. Dhe ne kemi besim për ju te Zoti, se gjërat që ju porositëm po i bëni dhe do t'i bëni.

  6. Edhe Zoti i drejtoftë zemrat tuaja te dashuria e Perëndisë dhe te qëndrueshmëria e Krishtit.

  7. Dhe ju porositim, o vëllezër, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, që të largoheni nga çdo vëlla që ecën i çrregullt dhe jo sipas porosisë që keni marrë prej nesh.

  8. Sepse ju e dini vetë se si duhet të na shëmbëlleni, sepse ne nuk u sollëm në mënyrë të çrregullt midis jush,

  9. Dhe sa për ju, o vëllezër, mos u lodhni së bëri të mirën.

  10. Të falat me shëndet janë nga dora ime, nga mua, Pali; dhe kjo është një shenjë në çdo letër prej meje; unë shkruaj kështu.

  11. Pali, apostulli i Jezu Krishtit, me urdhër të Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe të Zotit Jezu Krisht, shpresës sonë,

  12. Timoteut, birit të vërtetë në besim: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atit tonë dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.

  13. Ashtu si të nxita kur u nisa për në Maqedoni, qëndro në Efes për t'u urdhëruar disave të mos mësojnë doktrina të tjera,

  14. që më parë isha blasfemues, përndjekës dhe i dhunshëm; por m'u dha mëshira, sepse i bëra nga padija, në mosbesimin tim;

  15. Kjo fjalë është e sigurt e denjë për t'u pranuar plotësisht, që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari.

  16. Por prandaj u mëshirova, që Jezu Krishti të tregojë më përpara në mua gjithë zemërgjerësinë, për të qenë shembull për ata që do të besojnë në të për jetë të përjetshme.

  17. Dhe Mbretit të amshuar, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi të ditur, i qoftë nder e lavdi në shekuj të shekujve. Amen.

  18. i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t'ia arrijnë njohjes të së vërtetës.

  19. i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar,

  20. për të cilin unë u vura predikues dhe apostull (them të vërtetën në Krisht, nuk gënjej), mësues i johebrenjve në besim dhe në të vërtetë.

  21. Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje.

  22. Po t'i shkruaj këto gjëra duke shpresuar që të vij së shpejti te ti,

  23. Shmangu pra nga përrallat profane dhe të të vjetërve, edhe ushtrohu në perëndishmëri,

  24. Urdhëro këto gjëra dhe mëso këto gjëra.

  25. duke tërhequr mbi vete një dënim, sepse kanë shkelur besimin e parë.