Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Woman

193 vargje · 73 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

  2. Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.

  3. Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.

  4. Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

  5. Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

  6. Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

  7. Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

  8. Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

  9. E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

  10. Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.

  11. I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.

  12. Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.

  13. Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

  14. Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.

  15. Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.

  16. Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.

  17. Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

  18. Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.

  19. Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:

  20. Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.

  21. dhe gjeta një gjë më të hidhur se vdekja; gruan zemra e së cilës është kurth dhe grackë dhe duart e së cilës janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë i shpëton asaj; por mëkatari do të kapet nga ajo.

  22. Nga aroma e vajrave të tua të këndshme emri yt është një vaj i parfumuar i derdhur; prandaj të duan vajzat.

  23. Unë jam e zezë por e bukur, o bija të Jeruzalemit, si çadrat e Kedarit, si perdet e Salomonit.

  24. Mos shikoni se jam e zezë, sepse dielli më ka nxirë. Bijtë e nënes sime janë zemëruar me mua; më kanë caktuar të ruaj vreshtat, por vreshtin tim nuk e kam ruajtur.

  25. Në rast se ti nuk e di, o më e bukura e grave, ndiq gjurmët e kopesë dhe kulloti kecat e tua pranë çadrave të barinjve.