Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Jews

231 vargje · 158 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Por ata që ndërtonin muret dhe ata që mbartnin o ngarkonin peshat, me një dorë merreshin me punimet dhe me dorën tjetër mbanin armën e tyre.

  2. Tërë ndërtuesit, duke punuar, mbanin secili shpatën e ngjeshur në ijet, ndërsa borizani rrinte pranë meje.

  3. Atëherë unë u thashë parisë, zyrtarëve dhe pjesës tjetër të popullit: "Puna është e madhe dhe e shtrirë, dhe ne jemi të shpërndarë mbi muret, larg njeri tjetrit.

  4. Kudo që të dëgjoni tingullin e borisë, atje mblidhuni pranë nesh; Perëndia ynë do të luftojë për ne".

  5. Kështu e vazhdonim punën, ndërsa gjysma e njerëzve kishte rrokur shtizën që në agim e deri sa dilnin yjet.

  6. Në të njëjtën kohë i thashë gjithashtu popullit: "Secili nga ju të rrijë me shërbëtorin e tij brenda Jeruzalemit, për të na ruajtur natën dhe për të punuar pastaj ditën".

  7. provokuan zemërimin e tij me vendet e tyre të larta dhe e bënë ziliqar me skulpturat e tyre.

  8. Perëndia dëgjoi dhe u zemërua, dhe ndjeu një neveri të madhe për Izraelin.

  9. Kështu ai braktisi tabernakullin e Shilohut, çadrën që kishte ngritur midis njerëzve;

  10. dhe e la forcën e tij të bjerë rob dhe lavdinë e tij në dorë të armikut.

  11. Ia braktisi popullin e tij shpatës dhe u zemërua shumë kundër trashëgimisë së tij.

  12. Zjarri i konsumoi të rinjtë e tyre dhe virgjëreshat e tyre nuk patën asnjë këngë dasme.

  13. Priftërinjtë e tyre u vranë nga shpata dhe gratë e reja nuk mbajtën zi.

  14. O Perëndi, kombet kanë hyrë në trashëgiminë tënde, kanë përdhosur tempullin tënd të shenjtë, e kanë katandisur Jeruzalemin në një grumbull gërmadhash.

  15. Trupat e vdekur të shërbëtorëve të tu ua dhanë për të ngrënë shpendëve të qiellit dhe mishin e shenjtorëve të tu bishave të fushave.

  16. Kanë derdhur gjakun e tyre si ujë rreth Jeruzalemit, në mënyrë që asnjeri të mos i varroste.

  17. Jemi bërë një turp për fqinjët tanë, tallja dhe gazi i atyre që na rrinë rreth e qark.

  18. Deri kur, o Zot? A do të jesh i zemëruar përjetë? A do të flakërojë smira jote si një zjarr?

  19. Lësho zemërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin dhe mbi mbretëritë që nuk përmendin emrin tënd,

  20. sepse kanë gllabëruar Jakobin dhe kanë shkretuar banesën e tij.

  21. dhe shkonin nga një komb te tjetri, nga një mbretëri te një popull tjetër.

  22. Ai nuk lejoi që t'i shtypte njeri; përkundrazi ndëshkoi disa mbretër për hir të tyre,

  23. dhe tha: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos bëni asnjë të keqe profetëve të mi".

  24. Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.

  25. Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.