Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Riches

225 vargje · 107 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Vlen më tepër e pakta e të drejtit se sa bollëku i shumë të pabesëve.

  2. Po, njeriu sillet rreth e qark si një hije; po më kot lodhen të gjithë dhe grumbullojnë pasuri pa ditur kush do t'i mbledhë!

  3. ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre?

  4. Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t'i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij,

  5. sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë,

  6. për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën.

  7. Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre.

  8. "Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij".

  9. Mos kini besim te zhvatja dhe mos ushqeni shpresa të kota te grabitja; mos shkoni mbas kotësisë; në rast se pasuritë janë të bollshme, mos u kushtoni zemrën.

  10. Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.

  11. Thesaret e padrejtësisë nuk japin dobi, por drejtësia të çliron nga vdekja.

  12. Bekimi i Zotit pasuron dhe ai nuk shton asnjë vuajtje.

  13. Pasuritë nuk sjellin dobi ditën e zemërimit, por drejtësia të shpëton nga vdekja.

  14. Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.

  15. Ka nga ata që sillen si një i pasur, por nuk kanë asgjë; përkundrazi ka nga ata që sillen si një i varfër, por kanë shumë pasuri.

  16. Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfëri nuk ndjen asnjë kërcënim.

  17. Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t'i shtohet ajo.

  18. Njeriu i mirë i lë një trashëgim bijve të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin.

  19. Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi.

  20. Në shtëpinë e të drejtit ka bollëk të madh, por në të ardhurat e të pabesit ka telashe.

  21. Më mirë pak me frikën e Zotit, se sa një thesar i madh me shqetësime.

  22. Më mirë një pjatë me perime në të cilën ka dashuri se sa një ka i majmur në të cilin ka urrejtje.

  23. Kush lakmon fitime vë në rrezik shtëpinë e vet, por ai që i urren dhuratat ka për të jetuar.

  24. Më mirë të kesh pak me drejtësi, se sa të ardhura të mëdha pa drejtësi.

  25. I varfëri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi.