Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Resurrection

194 vargje · 3 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".

  2. Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.

  3. Më pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: "Zot, zot, hapna".

  4. Por ai, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh".

  5. Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditën as orën në të cilët do të vijë Biri i njeriut''.

  6. varret u hapën dhe shumë trupa të të shenjtëve që flinin u ringjallën;

  7. dhe, të dalë nga varret mbas ringjalljes së Jezusit, hynë në qytetin e shenjtë dhe iu shfaqën shumëkujt.

  8. Pastaj iu paraqitën disa saducenj, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën duke thënë:

  9. ''Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vdes vëllai i dikujt dhe e lë gruan pa fëmijë, vëllai i tij duhet të martohet me të venë për t'i lindur pasardhës vëllait të tij.

  10. Tani ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.

  11. E mori, pra, i dyti, por edhe ky vdiq pa lënë fëmijë; po kështu i treti.

  12. Që të shtatë e morën për grua dhe vdiqën pa lënë fëmijë. E fundit, pas të gjithëve, vdiq edhe gruaja.

  13. Në ringjallje, pra, kur të ringjallen, gruaja e kujt do të jetë ajo? Sepse që të shtatë e patën grua''.

  14. Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: ''A nuk është pikërisht për këtë që jeni në gabim, sepse nuk i njihni as shkrimet as pushtetin e Perëndisë?

  15. Sepse kur njerëzit do të ringjallen së vdekuri, as do të martohen as do të martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiell.

  16. Sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut se si foli Perëndia nga ferrishta duke thënë: "Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit"?

  17. Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por Perëndia i të gjallëve. Ju, pra, po gaboni shumë''.

  18. dhe do të jesh i lum, sepse ata nuk kanë se si të ta kthejnë shpërblimin; por shpërblimi do të të jepet në ringjallje të të drejtëve''.

  19. Pastaj iu afruan disa saducej, të cilët mohojnë se ka ringjallje, dhe e pyetën,

  20. duke thënë: ''Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vëllai i dikujt vdes kishte grua dhe vdiq pa lënë fëmijë, i vëllai ta marrë gruan e tij dhe t'i ngjallë pasardhës vëllait të vet.

  21. Tashti, ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.

  22. I dyti e mori për grua dhe vdiq edhe ai pa lënë fëmijë.

  23. E mori pastaj i treti; dhe kështu që të shtatë vdiqën pa lënë fëmijë.

  24. Dhe pas tyre vdiq edhe gruaja.

  25. Atëherë, në ringjallje, e kujt do të jetë grua? Sepse që të shtatë e patën grua''.