Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Praise

490 vargje · 106 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde; këto le të më udhëheqin dhe të më çojnë në malin tënd të shenjtë dhe në vendin e banesës sate.

  2. Atëherë un do të vij tek altari i Perëndisë, te Perëndia, që është gëzimi im dhe kënaqësia ime; do të të kremtoj me qeste, o Perëndi, Perëndia im.

  3. Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.

  4. Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!

  5. Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.

  6. I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.

  7. Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë".

  8. O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd.

  9. Do të të kremtoj gjithnjë për sa ke bërë, dhe në prani të shenjtorëve të tu do të kem shpresë të patundur në emrin tënd, sepse ai është i mirë.

  10. Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; me ndihmën e Zotit do të kremtoj fjalën e tij.

  11. Kushtet që kam lidhur me ty, o Perëndi, më detyrojnë. Do të të lëvdoj.

  12. Zemra ime është e prirur mirë, o Perëndi, zemra ime është e prirur mirë; unë do të këndoj dhe do të lëvdoj.

  13. Rizgjohu, fryma ime; rizgjohuni, psaltir dhe qeste; unë do të rizgjoj agimin.

  14. Do të të kremtoj midis popujve, o Zot, do të këndoj lavdet e tua midis kombeve,

  15. O forca ime, ty do të këndoj lavdet, sepse ti, o Perëndi, je kështjella ime, Perëndia që ka mëshirë për mua.

  16. Kështu do t'i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t'i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.

  17. Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.

  18. Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.

  19. Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara.

  20. Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.

  21. Ty, o Perëndi, të përket lëvdimi në Sion; dhe do të kryhen zotimet para teje.

  22. Lëshoni klithma gëzimi Perëndisë, ju të gjithë banorë të tokës;

  23. i këndoni himne lavdisë së emrit të tij; bëjeni zulmëmadh lëvdimin e tij.

  24. Tërë toka do të të adhurojë dhe do të këndojë për ty, do të këndojë lëvdimet e emrit tënd. (Sela)

  25. Ju o popuj, bekoni Perëndinë tonë; dhe shpallni me zë të lartë lëvdimin e tij.