Skip to content

Vargje biblike për Praise

490 vargje · 106 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Éshtë bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti;

  2. të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde,

  3. me një harp me dhjetë tela, me lirën dhe me melodinë e qestes.

  4. Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.

  5. Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.

  6. Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.

  7. Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,

  8. Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

  9. Këndojini Zotit, bekoni emin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij.

  10. Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mekullitë e tij midis tërë popujve.

  11. Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera.

  12. Shkëlqimi dhe madhështia janë para tij, forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij.

  13. Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.

  14. Jepini Zotit lavdinë që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani në oborret e tij.

  15. Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës.

  16. Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë.

  17. Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.

  18. Këndojini lavde Zotit me qeste, me qesten dhe me zërin e këngës.

  19. Dërgoni britma gëzimi me boritë dhe me zërin e bririt përpara Zotit, Mbretit.

  20. Ata do të kremtojnë emrin tënd të madh dhe të tmerrshëm. Ai është i shenjtë.

  21. Përlëvdoni Zotin, Perëndinë tonë, dhe bini përmbys përpara stolit të këmbëve të tij. Ai është i shenjtë.

  22. Përlëvdoni Zotin, Perëndinë tonë, dhe adhurojeni në malin e tij të shenjtë, sepse Zoti, Perëndia ynë, është i shenjtë.

  23. Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

  24. I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi.

  25. Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij.