Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Praise

490 vargje · 106 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Le ta kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve;

  2. Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë që bën në dobi të bijve të njerëzve;

  3. le ta lëvdojnë në kuvendin e popullit dhe le ta lavdojnë në këshillin e pleqve.

  4. Zemra ime është e prirur për mirë, o Perëndi, unë do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e tua me gjithë forcën time.

  5. Zgjohuni, o harpa dhe qeste, unë dua të zgjoj agimin.

  6. Unë do të të kremtoj midis popujve, o Zot, dhe do të këndoj lëvdimet e tua midis kombeve.

  7. Unë do të kremtoj me të madhe Zotin me gojën time dhe do ta lëvdoj në mes të një turme të madhe,

  8. Aleluja. Unë do të kremtoj Zotin me gjithë zemër në këshillën e të drejtëve dhe në kuvend.

  9. Frika e Zotit është zanafilla e diturisë; kanë dituri të madhe ata që zbatojnë në praktikë urdhërimet e tij; lëvdimi i tij vazhdon në përjetësi.

  10. Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit.

  11. Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë.

  12. Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit.

  13. Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë. Aleluja.

  14. Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?

  15. Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.

  16. Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.

  17. Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.

  18. Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,

  19. në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.

  20. Lëvdoni Zotin, ju gjithë kombet! Kremtojini, ju gjithë popujt!

  21. Sepse e madhe është dhemshuria e tij ndaj nesh, dhe besnikëria e Zotit vazhdon përjetë. Aleluja.

  22. Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  23. Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

  24. Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

  25. Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".