Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Judgments

271 vargje · 91 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,

  2. nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.

  3. Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.

  4. Ja, unë do të sjell kundër jush një komb nga larg, o shtëpi e Izraelit", thotë Zoti. "Éshtë një komb trim, një komb i vjetër, një komb të cilit nuk i njeh gjuhën dhe nuk i kupton fjalët.

  5. Kukurja e tij është si një varr i hapur; janë të gjithë njerëz trima.

  6. Ai do të gllabërojë të korrat e tua dhe bukën tënde, do të gëlltisë bijtë e tu dhe bijat e tua, do të gëlltisë kopetë e tua dhe bagëtinë tënde të trashë, do të gëlltisë vreshtat e tua dhe fiqtë e tu; do të shkatërrojë me shpatë qytetet e tua të fortifikuara te të cilët ke besim.

  7. Por edhe në ato ditë", thotë Zoti, "nuk do të të shkatërroj plotësisht.

  8. Pastaj profeti Jeremia i tha profetit Hananiah: "Dëgjo, Hananiah, Zoti nuk të ka dërguar, dhe ti e ke shtyrë këtë popull t'i besojë gënjeshtrës.

  9. Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të të përzë nga faqja e dheut. Sivjet ke për të vdekur, sepse ke folur për rebelim kundër Zotit"".

  10. Profeti Hananiah vdiq po atë vit, në muajin e shtatë.

  11. Megjithatë unë ju kam dërguar tërë shërbëtorët e mi, profetët, me urgjencë e këmbëngulje për t'ju thënë: "Oh, mos e bëni këtë gjë të neveritshme që unë e urrej".

  12. Por ata nuk dëgjuan as i vunë veshin që të tërhiqen nga ligësia e tyre, dhe të heqin dorë nga djegia e temjanit perëndive të tjera.

  13. Prandaj tërbimi im, zemërimi im u derdhën dhe u përhapën në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jeruzalemit, që janë bërë të shkreta dhe të braktisura, ashtu siç janë edhe sot".

  14. Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij.

  15. Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë.

  16. Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën.

  17. Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia.

  18. Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth.

  19. Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe.

  20. Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim.

  21. Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time.

  22. Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita.

  23. Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta.

  24. Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar.

  25. Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij.