Vargje biblike për Judgments: Are frequently tempered with mercy
Vargje për Are frequently tempered with mercy
Ja, unë do të sjell kundër jush një komb nga larg, o shtëpi e Izraelit", thotë Zoti. "Éshtë një komb trim, një komb i vjetër, një komb të cilit nuk i njeh gjuhën dhe nuk i kupton fjalët.
Kukurja e tij është si një varr i hapur; janë të gjithë njerëz trima.
Ai do të gllabërojë të korrat e tua dhe bukën tënde, do të gëlltisë bijtë e tu dhe bijat e tua, do të gëlltisë kopetë e tua dhe bagëtinë tënde të trashë, do të gëlltisë vreshtat e tua dhe fiqtë e tu; do të shkatërrojë me shpatë qytetet e tua të fortifikuara te të cilët ke besim.
Por edhe në ato ditë", thotë Zoti, "nuk do të të shkatërroj plotësisht.