Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Faith

543 vargje · 124 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte:

  2. "A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij?

  3. Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij;

  4. aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë.

  5. Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re.

  6. Litarin e çadrës së tyre vallë a nuk ua këpusin? Ata vdesin, por pa dituri"".

  7. Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t'i besoja çështjen time,

  8. atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta,

  9. Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim.

  10. Ai do të jetë edhe shpëtimi im, sepse një i pabesë nuk do të guxonte të paraqitej para tij.

  11. Por unë e di që Shpëtimtari im jeton dhe që në fund do të ngrihet mbi tokë.

  12. Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shoh Perëndinë.

  13. Do ta shoh unë vetë; sytë e mi do ta sodisin, dhe jo një tjetër. Po më shkrihet zemra.

  14. Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah.

  15. Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje.

  16. Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë, sepse Zoti ka dëgjuar zërin e vajit tim.

  17. Zoti ka dëgjuar lutjen time; Zoti e ka pranuar lutjen time.

  18. Sepse armiqtë e mi tërhiqen, bien dhe vdesin para teje.

  19. Ti në fakt ke përkrahur ndershmërinë time dhe çështjen time; je ulur mbi fronin si një gjyqtar i drejtë.

  20. Zoti do të jetë strehim i papushtueshëm për të shtypurin, një strehim i papushtueshëm në kohë ngushtice.

  21. Dhe ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë.

  22. Më mbro, o Perëndi, sepse unë po kërkoj strehë te ti.

  23. I thashë Zotit: "Ti je Zoti im; nuk kam asnjë të mirë veç teje".

  24. "Të dua, o Zot, forca ime.

  25. Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e i lartë.