Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Ligji i Përtërirë 9:23rreth 1451 p.e.s.

    Kur pastaj Zoti ju nisi jashtë Kadesh-Barneas duke thënë: "Ngjituni dhe shtini në dorë vendin që ju dhashë", ju ngritët krye kundër Zotit, Perëndisë tuaj, nuk i besuat dhe nuk iu bindët zërit të tij.

  2. Ligji i Përtërirë 9:24rreth 1451 p.e.s.

    U bëtë rebelë kundër Zotit, qysh nga dita që ju kam njohur.

  3. Ligji i Përtërirë 9:25rreth 1451 p.e.s.

    Kështu mbeta përmbys para Zotit dyzet ditë dhe dyzet net; dhe e bëra këtë sepse Zoti kishte thënë se donte t'ju shkatërronte.

  4. Ligji i Përtërirë 9:26rreth 1451 p.e.s.

    Dhe iu luta Zotit, dhe i thashë: "O Zot, o Zot, mos e shkatërro popullin tënd dhe trashëgiminë tënde, që i ke çliruar me madhështinë tënde, qi i nxore nga Egjipti me një dorë të fuqishme.

  5. Ligji i Përtërirë 9:27rreth 1451 p.e.s.

    Kujto shërbëtorët e tu: Abrahamin, Isakun dhe Jakobin; mos shiko kokëfortësinë e këtij populli, ligësinë ose mëkatin e tij,

  6. Ligji i Përtërirë 9:28rreth 1451 p.e.s.

    me qëllim që vendi prej ku i nxore të mos thotë: Me qënë se Zoti nuk ishte në gjendje t'i fuste në tokën që u kishte premtuar dhe me qenë se i urrente, i nxori që të vdesin në shkretëtirë.

  7. Ligji i Përtërirë 9:29rreth 1451 p.e.s.

    Megjithatë ata janë populli yt dhe trashëgimia jote, që ti nxore nga Egjipti me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë"".

  8. Ligji i Përtërirë 10:1rreth 1491 p.e.s.

    "Në atë kohë Zoti më tha: "Pre dy pllaka prej guri të njëllojta me të parat dhe ngjitu tek unë në mal; bëj një arkë prej druri.

  9. Ligji i Përtërirë 10:2rreth 1491 p.e.s.

    Unë do të shkruaj mbi pllakat fjalët që ishin mbi pllakat e para që ti copëtove, dhe ti do t'i vësh në arkë".

  10. Ligji i Përtërirë 10:3rreth 1491 p.e.s.

    Kështu bëra një arkë prej dru akacjeje dhe preva dy pllaka prej guri të njëllojta me të parat; pastaj u ngjita në mal me dy pllakat në dorë.

  11. Ligji i Përtërirë 10:4rreth 1491 p.e.s.

    Dhe Zoti shkroi mbi pllakat atë që kishte shkruar herën e parë, domethënë dhjetë urdhërimet që Zoti kishte shpallur për ju në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë. Pastaj Zoti m'i dorëzoi mua.

  12. Ligji i Përtërirë 10:5rreth 1491 p.e.s.

    Atëherë u ktheva dhe zbrita nga mali; i vura pllakat në arkën që kisha bërë; dhe ato ndodhen aty, ashtu si më kishte urdhëruar Zoti.

  13. Ligji i Përtërirë 10:6rreth 1491 p.e.s.

    (Bijtë e Izraelit u nisën nga puset e bijve të Jakaanit në drejtim të Moserahut. Aty vdiq Aaroni dhe aty u varros; dhe Eleazari bir i tij, u bë prift në vend të tij.

  14. Ligji i Përtërirë 10:7rreth 1491 p.e.s.

    Që andej u nisën në drejtim të Gudgodahut dhe nga Gudgodahu për në Jotbathah, vendi me rrjedha ujore.

  15. Ligji i Përtërirë 10:8rreth 1491 p.e.s.

    Në atë kohë Zoti veçoi fisin e Levit për ta mbartur arkën e besëlidhjes së Zotit, për të qenë përpara Zotit dhe për t'i shërbyer, si dhe për të bekuar në emër të tij deri ditën e sotme.

  16. Ligji i Përtërirë 10:9rreth 1491 p.e.s.

    Prandaj Levi nuk ka pjesë, as trashëgimi me vëllezërit e tij; Zoti është trashëgimia e tij, ashtu si Zoti, Perëndia yt, u kishte premtuar).

  17. Unë mbeta në mal dyzet ditë e dyzet net me radhë si herën e parë; Zoti më dëgjoi edhe këtë herë dhe nuk pranoi të të shkatërrojë.

  18. Atëherë Zoti më tha: "Çohu, nis rrugën në krye të popullit, që ata të futen e të pushtojnë vendin që jam betuar t'u jap etërve të tyre".

  19. Dhe tani, o Izrael, çfarë kërkon nga ti Zoti, Perëndia yt? Të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të ecësh në tërë rrugët e tij, ta duash dhe t'i shërbesh Zotit, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt,

  20. dhe të respektosh për të mirën tënde të gjitha urdhërimet dhe statutet e Zotit që sot të urdhëroj.

  21. Ja, Zotit, Perëndisë tënd, i përkasin qiejtë, qiejtë e qiejve, toka dhe gjithçka ajo përmban;

  22. por Zoti u fali dashurinë e tij vetëm etërve të tu dhe i deshi ata; dhe mbas tyre midis tërë popujve zgjodhi pasardhësit e tyre, domethënë ju, ashtu siç po ndodh sot.

  23. Prandaj do të rrethpritni prepucin e zemrës suaj dhe nuk do ta fortësoni më qafën tuaj;

  24. sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndia i perëndive, Zotëria i zotërive, Perëndia i madh, i fortë dhe i tmerrshëm që nuk është fare i anshëm dhe nuk pranon dhurata,

  25. që u siguron drejtësi jetimëve dhe të vejave, që e do të huajin dhe i jep bukë dhe veshje.