Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Ligji i Përtërirë 8:18rreth 1451 p.e.s.

    Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri, për të ruajtur besëlidhjen për të cilën Ai iu betua etërve të tu, ashtu siç është në fuqi sot.

  2. Ligji i Përtërirë 8:19rreth 1451 p.e.s.

    Por në qoftë se ti harron Zotin, Perëndinë tënd, për të shkuar pas perëndive të tjera dhe për t'u shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, unë sot shpall solemnisht para jush se do të vdisni me siguri.

  3. Ligji i Përtërirë 8:20rreth 1451 p.e.s.

    Do të vdisni si kombet që Zoti zhduk para jush, sepse nuk e keni dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tuaj".

  4. Ligji i Përtërirë 9:1rreth 1451 p.e.s.

    "Dëgjo, o Izrael! Sot ti do të kalosh Jordanin për të hyrë dhe për të pushtuar kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ti, qytete të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell,

  5. Ligji i Përtërirë 9:2rreth 1451 p.e.s.

    një popull të madh dhe me shtat të lartë, pasardhësit e Anakimëve që ti i njeh, dhe për të cilët ke dëgjuar të thonë: "Kush mund t'i përballojë pasardhësit e Anakut?".

  6. Ligji i Përtërirë 9:3rreth 1451 p.e.s.

    Dije, pra, që sot Zoti, Perëndia yt, është ai që do të marshojë para teje si një zjarr gllabërues; ai do t'i shkatërrojë dhe do t'i rrëzojë para teje; kështu ti do t'i përzësh dhe do t'i vrasësh shpejt, ashtu si të ka thënë Zoti.

  7. Ligji i Përtërirë 9:4rreth 1451 p.e.s.

    Kur Zoti, Perëndia yt, do t'i ketë dëbuar para teje, mos thuaj në zemrën tënde: "Éshtë për shkak të drejtësisë sime që Zoti më dha në zotërim këtë vend". Éshtë përkundrazi ligësia e këtyre kombeve që e shtyu Zotin t'i dëbojë para teje.

  8. Ligji i Përtërirë 9:5rreth 1451 p.e.s.

    Jo, nuk është as nga drejtësia jote as nga ndershmëria e zemrës sate, që ti hyn për të pushtuar vendin e tyre, por nga ligësia e këtyre kombeve që Zoti, Perëndia yt, po i dëbon para teje, dhe për të mbajtur fjalën e dhënë etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.

  9. Ligji i Përtërirë 9:6rreth 1451 p.e.s.

    Dije, pra, që nuk është për shkak të drejtësisë sate që Zoti, Perëndia yt, të jep në zotërim këtë vend të mirë, sepse ti je një popull kokëfortë.

  10. Ligji i Përtërirë 9:7rreth 1451 p.e.s.

    Kujtohu dhe mos harro si e ke provokuar zemërimin e Zotit, Perëndisë tënd, në shkretëtirë. Prej ditës që keni dalë nga vendi i Egjiptit, deri në arritjen në këtë vend, keni mbajtur një qëndrim prej rebeli, ndaj Zotit.

  11. Ligji i Përtërirë 9:8rreth 1451 p.e.s.

    Edhe në Horeb provokuat zemërimin e Zotit; dhe Zoti u zemërua kundër jush aq sa donte t'ju shkatërronte.

  12. Ligji i Përtërirë 9:9rreth 1451 p.e.s.

    Kur u ngjita në mal për të marrë pllakat prej guri, pllakat e besëlidhjes që Zoti kishte lidhur me ju, unë mbeta në mal dyzet ditë dhe dyzet net, pa ngrënë bukë dhe pa pirë ujë,

  13. Ligji i Përtërirë 9:10rreth 1451 p.e.s.

    dhe Zoti më dha dy pllaka guri, të shkruara me gishtin e Perëndisë, mbi të cilat ishin tërë fjalët që Zoti ju kishte thënë në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë.

  14. Ligji i Përtërirë 9:11rreth 1451 p.e.s.

    Dhe pas dyzet ditëve dhe dyzet netve Zoti më dha dy pllaka prej guri, pllakat e besëlidhjes.

  15. Ligji i Përtërirë 9:12rreth 1451 p.e.s.

    Pastaj Zoti më tha: "Çohu, zbrit me të shpejtë që këtej, sepse populli yt që ti nxore nga Egjipti është shthurur; kanë devijuar shpejt nga rruga që unë u kisha urdhëruar atyre të ndiqnin dhe kanë krijuar një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë".

  16. Ligji i Përtërirë 9:13rreth 1451 p.e.s.

    Zoti më foli akoma, duke thënë: "Unë e pashë këtë popull; ja ai është një popull kokëfortë;

  17. Ligji i Përtërirë 9:14rreth 1451 p.e.s.

    lë që ta shkatërroj dhe të fshij emrin e tij nën qiejt, dhe do të të bëj ty një komb më të fuqishëm dhe më të madh se ai".

  18. Ligji i Përtërirë 9:15rreth 1451 p.e.s.

    Kështu u ktheva dhe zbrita nga mali, ndërsa mali digjej nga zjarri; dhe dy pllakat e besëlidhjes ishin në duart e mia.

  19. Ligji i Përtërirë 9:16rreth 1451 p.e.s.

    Shikova, dhe ja, ju kishit mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kishit bërë një viç prej metali të shkrirë. Kishit lënë shumë shpejt rrugën që Zoti ju kishte urdhëruar të ndiqnit.

  20. Ligji i Përtërirë 9:17rreth 1451 p.e.s.

    Atëherë i kapa dy pllakat, i flaka me duart e mia dhe i copëtova para syve tuaja.

  21. Ligji i Përtërirë 9:18rreth 1451 p.e.s.

    Pastaj u shtriva përpara Zotit, si herën e parë, dyzet ditë dhe dyzet net me radhë; nuk hëngra bukë as piva ujë për shkak të mëkateve që kishit kryer, duke bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, për të provokuar zemërimin e tij.

  22. Ligji i Përtërirë 9:19rreth 1451 p.e.s.

    Sepse unë kisha frikë nga zemërimi dhe nga tërbimi me të cilët Zoti ishte ndezur kundër jush, aq sa dëshëronte shkatërrimin tuaj. Por Zoti edhe këtë herë më dëgjoi.

  23. Ligji i Përtërirë 9:20rreth 1451 p.e.s.

    Dhe Zoti u zemërua shumë gjithashtu kundër Aaronit, aq sa donte ta shkatërronte atë; kështu atë herë unë u luta edhe për Aaronin.

  24. Ligji i Përtërirë 9:21rreth 1451 p.e.s.

    Pastaj mora objektin e mëkatit tuaj, viçin që kishit bërë, e dogja në zjarr, e copëtova dhe e thërmova në copa shumë të vogla, deri sa e katandisa në pluhur të hollë, dhe e hodha pluhurin në përruan që zbret nga mali.

  25. Ligji i Përtërirë 9:22rreth 1451 p.e.s.

    Edhe në Taberah, në Masa dhe në Kibroth-Atavah ju provokuat zemërimin e Zotit.