Kalo te përmbajtja

circa AD 95

The Revelation

John's vision on Patmos unveils the cosmic victory of the Lamb over evil and the final restoration of all creation.

404 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Zbulesa 16:19rreth 96 e.s.

    Dhe qyteti i madh u nda në tri pjesë dhe qytetet e kombeve ranë, Babilona e madhe u kujtua përpara Perëndisë, që t'i japë kupën e verës së zemërimit të tij të tërbuar.

  2. Zbulesa 16:20rreth 96 e.s.

    Dhe çdo ishull iku, edhe malet nuk u gjetën më.

  3. Zbulesa 16:21rreth 96 e.s.

    Dhe një breshër i madh, me peshë prej një talenti, ra nga qielli mbi njerëzit; edhe njerëzit blasfemuan Perëndinë për plagën e breshërit; sepse plaga e tij ishte me të vërtetë e madhe.

  4. Zbulesa 17:1rreth 96 e.s.

    Dhe erdhi një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat, dhe foli me mua dhe më tha: ''Eja, do të të tregoj gjyqin e kurvës së madhe që është ulur në ujëra të shumta,

  5. Zbulesa 17:2rreth 96 e.s.

    më të cilën u kurvëruan mbretërit e dheut, dhe banorët e dheut u dehën me verën e kurvërisë së saj''.

  6. Zbulesa 17:3rreth 96 e.s.

    Dhe më çoi në Frymë në një shkretëtirë, dhe pashë një grua që rrinte mbi një bishë të kuqe, plot me emra blasfemie dhe që kishte shtatë krerë dhe dhjetë brirë.

  7. Zbulesa 17:4rreth 96 e.s.

    Edhe gruaja ishte veshur me purpur dhe me të kuq të ndezur, e stolisur me ar, gurë të çmuar dhe me margaritarë; kishte në dorë një kupë ari plot me neveritë dhe ndyrësitë e kurvërimit të saj.

  8. Zbulesa 17:5rreth 96 e.s.

    Dhe mbi ballin e saj ishte shkruar një emër: ''Misteri, Babilona e madhe, nëna e lavirave dhe e neverive të dheut''.

  9. Zbulesa 17:6rreth 96 e.s.

    Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe, kur e pashë, u çudita me çudi të madhe.

  10. Zbulesa 17:7rreth 96 e.s.

    Dhe engjëlli më tha: ''Përse çuditesh? Unë do të të tregoj misterin e gruas dhe të bishës që e mban atë, e cila ka shtatë krerë dhe dhjetë brirë.

  11. Zbulesa 17:8rreth 96 e.s.

    Bisha, që pe, ishte, edhe nuk është, dhe do të ngjitet nga humnera dhe do të vejë në përhumbje; dhe banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës që nga krijimi i botës, do të çuditen kur të shohin bishën që ishte, dhe nuk është, ndonëse është.

  12. Zbulesa 17:9rreth 96 e.s.

    Këtu është mendja që ka dituri: të shtatë krerët janë shtatë male, ku ulet gruaja,

  13. Zbulesa 17:10rreth 96 e.s.

    dhe mbretër janë shtatë; pesë kanë rënë, një është dhe tjetri nuk ka ardhur ende; dhe, kur të vijë, pak kohë do të mbetet.

  14. Zbulesa 17:11rreth 96 e.s.

    Dhe bisha që ishte, dhe nuk është më, është edhe ajo i teti mbret, dhe është nga të shtatët dhe shkon në përhumbje.

  15. Zbulesa 17:12rreth 96 e.s.

    Të dhjetë brirët, që pe, janë dhjetë mbretër, të cilët nuk kanë marrë ende mbretërinë, por do të marrin pushtet si mbretër, një orë, bashkë me bishën.

  16. Zbulesa 17:13rreth 96 e.s.

    Këta kanë një qëllim, dhe do t'ia japin fuqinë dhe pushtetin e tyre bishës.

  17. Zbulesa 17:14rreth 96 e.s.

    Ata do të luftojnë kundër Qengjit dhe Qengji do t'i mundë, sepse ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve; dhe ata që janë me të janë të thirrur, të zgjedhur dhe besnikë''.

  18. Zbulesa 17:15rreth 96 e.s.

    Pastaj më tha: ''Ujërat që ke parë, ku ulet lavirja, janë popuj dhe turma, dhe kombe, dhe gjuhë.

  19. Zbulesa 17:16rreth 96 e.s.

    Dhe të dhjetë brirët që ke parë mbi bishën, këta do të urrejnë laviren, do ta bëjnë të shkretë dhe lakuriq, dhe do të hanë mishrat e saj dhe do ta djegin në zjarr.

  20. Zbulesa 17:17rreth 96 e.s.

    Sepse Perëndia u dha në zemër atyre të kryejnë mendjen e tij, të bëhen në një mendje, edhe t'i japin bishës mbretërinë e tyre, gjersa të plotësohen fjalët e Perëndisë.

  21. Zbulesa 17:18rreth 96 e.s.

    Dhe gruaja që pe është qyteti i madh, që mbretëron mbi mbretëritë e dheut''.

  22. Zbulesa 18:1rreth 96 e.s.

    Edhe pas këtyre pashë një engjëll tjetër që zbriste nga qielli, që kishte pushtet të madh; dhe dheu u ndriçua nga lavdia e tij.

  23. Zbulesa 18:2rreth 96 e.s.

    Ai bërtiti me forcë dhe me zë të madh, duke thënë: ''Ra, ra Babilona e madhja, dhe u bë vendbanimi i demonëve, dhe streha e çdo fryme të ndyrë, dhe streha e çdo shpendi të ndyrë dhe neveritshëm.

  24. Zbulesa 18:3rreth 96 e.s.

    Sepse nga vera e mërisë së kurvërimit të saj kanë pirë të gjitha kombet, dhe mbretërit e dheut me të u kurvëruan, dhe tregtarët e dheut u pasuruan për shkak të luksit të saj të shfrenuar''.

  25. Zbulesa 18:4rreth 96 e.s.

    Pastaj dëgjova një zë tjetër nga qielli, duke thënë: ''Dilni prej saj, o populli im, që të mos bëheni pjestarë të mëkateve të saj, dhe të mos merrni nga plagët e saj,