Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Marku 8:20rreth 32 e.s.

    ''Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijtët, sa shporta plot me bukë mblodhët?''. Dhe ata thanë: ''Shtatë''.

  2. Marku 8:21rreth 32 e.s.

    Dhe ai u tha atyre: ''Po si, ende nuk po kuptoni?''.

  3. Marku 8:22rreth 32 e.s.

    Pastaj arriti në Betsaida; dhe i prunë një të verbër e iu lutën ta prekte.

  4. Marku 8:23rreth 32 e.s.

    Atëherë e mori për dore të verbërin, e nxori jashtë fshatit dhe, pasi i pështyu në sy dhe vuri duart mbi të, e pyeti nëse shihte gjë.

  5. Marku 8:24rreth 32 e.s.

    Dhe ai, duke hapur sytë, tha: ''Po shoh njerëz si pemë që ecin''.

  6. Marku 8:25rreth 32 e.s.

    Atëherë Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parit dhe shikonte qartë gjithçka.

  7. Marku 8:26rreth 32 e.s.

    Dhe Jezusi e nisi të shkojë në shtëpinë e tij duke i thënë: ''Mos hyr në fshat dhe mos ia trego askujt në fshat''.

  8. Marku 8:27rreth 32 e.s.

    Pastaj Jezusi shkoi bashkë me dishepujt e vet ndër fshatrat e Cesaresë së Filipit; dhe gjatë rrugës i pyeti dishepujt e vet duke u thënë atyre: ''Kush thonë njerëzit se jam unë?''.

  9. Marku 8:28rreth 32 e.s.

    Ata u përgjigjën: ''Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, dhe të tjerë një nga profetët''.

  10. Marku 8:29rreth 32 e.s.

    Dhe ai u tha atyre: ''Po ju, kush thoni se jam?''. Dhe Pjetri, duke iu përgjigjur i tha: ''Ti je Krishti''.

  11. Marku 8:30rreth 32 e.s.

    Atëherë ai i urdhëroi rreptësisht që të mos i tregojnë askujt për të.

  12. Marku 8:31rreth 32 e.s.

    Pastaj nisi t'u mësojë atyre se Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, do të hidhet poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët; se do të vritet dhe pas tri ditësh do të ringjallet.

  13. Marku 8:32rreth 32 e.s.

    Dhe ai i tha këto gjëra haptas. Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe filloi ta qortojë.

  14. Marku 8:33rreth 32 e.s.

    Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thënë: ''Largohu nga unë, Satana, se ti nuk ke shqisën për gjërat e Perëndisë, por për gjërat e njerëzve!''.

  15. Marku 8:34rreth 32 e.s.

    Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe iu tha: ''Kushdo që don të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë,

  16. Marku 8:35rreth 32 e.s.

    sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë.

  17. Marku 8:36rreth 32 e.s.

    Ç'dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet?

  18. Marku 8:37rreth 32 e.s.

    Ose çfarë mund të japë njeriu në shkëmbim të shpirtit të vet?

  19. Marku 8:38rreth 32 e.s.

    Sepse kujtdo që do t'i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në mes të këtij brezi kurorëshkelës dhe mëkatar, për atë do t'i vijë turp edhe Birit të njeriut, kur të arrijë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e shenjtë''.

  20. Marku 9:1rreth 32 e.s.

    Pastaj u tha atyre: ''Në të vërtetë ju them se midis jush që jeni këtu ka disa që nuk do ta shijojnë vdekjen para se të shohin të vijë me fuqi mbretëria e Perëndisë''.

  21. Marku 9:2rreth 32 e.s.

    Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i çoi në vetmi, vetëm ata, mbi një mal të lartë; dhe u shpërfytyrua përpara tyre.

  22. Marku 9:3rreth 32 e.s.

    Dhe rrobat e tij u bënë të shndritshme dhe krejt të bardha, si bora, më të bardha nga sa nuk mund t'i zbardhojë asnjë rrobalarës mbi tokë.

  23. Marku 9:4rreth 32 e.s.

    Dhe atyre iu shfaqën Elia me Moisiun, që po bisedonin me Jezusin.

  24. Marku 9:5rreth 32 e.s.

    Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe i tha Jezusit: ''Mësues, për ne është mirë të jemi këtu; bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian!''.

  25. Marku 9:6rreth 32 e.s.

    Në fakt ai nuk dinte çfarë thoshte, sepse ata ishin të trembur.