Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Marku 7:7rreth 32 e.s.

    Por kot më bëjnë një kult, duke mësuar doktrina, të cilat janë porosi nga njerëzit".

  2. Marku 7:8rreth 32 e.s.

    Duke lënë pas dore, pra, urdhërimin e Perëndisë, ju i përmbaheni traditës së njerëzve: larje brokash dhe kupash; dhe bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme''.

  3. Marku 7:9rreth 32 e.s.

    U tha atyre akoma: ''Ju jeni të shkathët për të anuluar urdhërimin e Perëndisë, për të zbatuar traditën tuaj.

  4. Marku 7:10rreth 32 e.s.

    E në fakt Moisiu tha: "Ndero atin tënd dhe nënën tënde", dhe: "Ai që mallkon atin ose nënën, të dënohet me vdekje".

  5. Marku 7:11rreth 32 e.s.

    Por ju thoni: "Në qoftë se dikush i thotë atit të vet ose nënës së vet: Gjithçka që mund të bëjë për ty është kurban, domethënë një ofertë Perëndisë",

  6. Marku 7:12rreth 32 e.s.

    nuk e lejoni atë të bëjë asgjë për atin e vet ose për nënën e vet,

  7. Marku 7:13rreth 32 e.s.

    duke e anuluar kështu fjalën e Perëndisë me traditën tuaj, që ju e keni trashëguar. Dhe ju po bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme''.

  8. Marku 7:14rreth 32 e.s.

    Pastaj thirri gjithë turmën rreth vetes dhe i tha: ''Më dëgjoni të gjithë dhe kuptoni:

  9. Marku 7:15rreth 32 e.s.

    Nuk ka asgjë jashtë njeriut që, duke hyrë në të, mund ta ndotë atë; përkundrazi janë ato gjëra që dalin prej tij që e ndotin.

  10. Marku 7:16rreth 32 e.s.

    Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!

  11. Marku 7:17rreth 32 e.s.

    Më pas, kur ai u kthye në shtëpi, larg turmës, dishepujt e vet e pyetën për kuptimin e shëmbëlltyrës.

  12. Marku 7:18rreth 32 e.s.

    Dhe ai u tha atyre: ''Edhe ju qënkeni kaq të pamend? A nuk e kuptoni se çdo gjë që nga jashtë hyn te njeriu nuk mund ta ndotë,

  13. Marku 7:19rreth 32 e.s.

    sepse nuk i hyn në zemër, por në bark, dhe pastaj jashtëqitet në gjiriz?''. Duke folur kështu, ai i deklaroi të pastra të gjitha ushqimet.

  14. Marku 7:20rreth 32 e.s.

    Tha akoma: ''Ajo që del nga njeriu, e bën atë të ndotur.

  15. Marku 7:21rreth 32 e.s.

    Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet,

  16. Marku 7:22rreth 32 e.s.

    vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, budallallëku.

  17. Marku 7:23rreth 32 e.s.

    Të gjitha këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut''.

  18. Marku 7:24rreth 32 e.s.

    Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur.

  19. Marku 7:25rreth 32 e.s.

    Në fakt një grua, vajza e së cilës kishte një frymë e ndyrë, duke dëgjuar për Jezusin, erdhi dhe u hodh para këmbëve të tij.

  20. Marku 7:26rreth 32 e.s.

    Tani ajo grua ishte greke, me prejardhje sirofenikase; dhe iu lut që ta dëbonte demonin nga e bija;

  21. Marku 7:27rreth 32 e.s.

    por Jezusi i tha: ''Lëri më parë fëmijët të ngopen, sepse nuk është mirë të merret buka e fëmijëve e t'u hidhet këlyshëve të qenve''.

  22. Marku 7:28rreth 32 e.s.

    Por ajo u përgjigj dhe i tha: ''Mirë po flet, o Zot, por edhe këlyshët nën tryezë hanë thërimet e fëmijëve!''

  23. Marku 7:29rreth 32 e.s.

    Atëherë ai i tha: ''Për këtë fjalën tënde, shko; demoni doli nga vajza jote!''.

  24. Marku 7:30rreth 32 e.s.

    Dhe ajo, kur u kthye në shtëpinë e vet, e gjeti të bijën në shtrat, dhe demoni i kishte dalë.

  25. Marku 7:31rreth 32 e.s.

    Mbasi u nis përsëri nga krahina e Tiros dhe e Sidonit, Jezusi arriti te deti i Galilesë, në mes të krahinës së Dekapolit.