Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Marku 7:32rreth 32 e.s.

    Dhe i paraqitën një të shurdhët që mezi fliste, dhe iu lutën t'i vërë duart mbi të.

  2. Marku 7:33rreth 32 e.s.

    Si e mori veçmas, larg turmës, ia shtiu gishtrinjtë në vesh dhe mbasi e pështyu ia preku gjuhën.

  3. Marku 7:34rreth 32 e.s.

    Pastaj i drejtoi sytë nga qielli, psherëtiu dhe i tha: ''Effatha'', që do të thotë: ''Hapu!''.

  4. Marku 7:35rreth 32 e.s.

    Dhe menjëherë iu hapën veshët, iu zgjidh nyja e gjuhës dhe foli rrjedhshëm.

  5. Marku 7:36rreth 32 e.s.

    Dhe Jezusi i urdhëroi ata që të mos i tregojnë askujt; por sa më tepër ua ndalonte, aq më tepër ata e përhapnin.

  6. Marku 7:37rreth 32 e.s.

    Dhe, të habitur shumë, thonin: ''Ai çdo gjë e ka bërë mirë: ai i bën që të shurdhët të dëgjojnë dhe memecët të flasin!''.

  7. Marku 8:1rreth 32 e.s.

    Në ato ditë, duke qenë se u mblodh një turmë shumë e madhe dhe s'kishin ç'të hanin, Jezusi i thirri dishepujt e vet dhe u tha atyre:

  8. Marku 8:2rreth 32 e.s.

    ''Kam mëshirë për këtë turmë, sepse u bënë tri ditë që po rri me mua, dhe nuk ka ç'të hajë.

  9. Marku 8:3rreth 32 e.s.

    Dhe po t'i nis të pa ngrënë në shtëpitë e tyre, do të mbeten udhës; disa prej tyre kanë ardhur që nga larg''.

  10. Marku 8:4rreth 32 e.s.

    Dhe dishepujt e tij iu përgjigjën: ''Si do të mund t'i ngopte me bukë këta dikush, këtu në shkretëtirë?''.

  11. Marku 8:5rreth 32 e.s.

    Dhe ai i pyeti: ''Sa bukë keni?''. Ata i thanë: ''Shtatë''.

  12. Marku 8:6rreth 32 e.s.

    Atëherë ai e urdhëroi turmën të ulet për tokë; dhe mori të shtatë bukët, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të vet që t'ia shpërndajnë turmës; dhe ata ia shpërndanë.

  13. Marku 8:7rreth 32 e.s.

    Kishin edhe disa peshq të vegjël; mbasi i bekoi, urdhëroi që edhe ata t'i shpërndahen turmës.

  14. Marku 8:8rreth 32 e.s.

    Kështu ata hëngrën dhe u ngopën; dhe dishepujt çuan shtatë kosha me copat që tepruan.

  15. Marku 8:9rreth 32 e.s.

    Ata që hëngrën ishin rreth katër mijë veta; pastaj i lejoi.

  16. Marku 8:10rreth 32 e.s.

    Dhe menjëherë hypi në barkë me dishepujt e vet dhe shkoi në rrethinën e Dalmanutës.

  17. Marku 8:11rreth 32 e.s.

    Atëherë erdhën farisenjtë dhe nisën të diskutojnë me të, duke i kërkuar një shenjë nga qielli për ta vënë në provë.

  18. Marku 8:12rreth 32 e.s.

    Por ai, duke psherëtirë në frymë, tha: ''Përse ky brez kërkon një shenjë? Në të vërtetë po ju them se këtij brezi nuk do t'i jepet asnjë shenjë''.

  19. Marku 8:13rreth 32 e.s.

    Atëherë i la, hipi përsëri në barkë dhe kaloi në bregun tjetër.

  20. Marku 8:14rreth 32 e.s.

    Tani dishepujt kishin harruar të marrin bukë me vete, dhe në barkë s'kishin asgjë përveç një buke.

  21. Marku 8:15rreth 32 e.s.

    Dhe Jezusi i qortoi duke thënë: ''Kini kujdes, ruhuni nga majaja e farisenjve dhe nga majaja e Herodit!''.

  22. Marku 8:16rreth 32 e.s.

    Por ata diskutonin midis tyre duke thënë: ''Nuk kemi bukë''.

  23. Marku 8:17rreth 32 e.s.

    Jezusi e vuri re dhe u tha: ''Përse dis-kutoni që s'keni bukë? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrën të ngurtë?

  24. Marku 8:18rreth 32 e.s.

    Keni sy dhe nuk shihni, keni veshë dhe nuk dëgjoni? Dhe nuk po mbani mend?

  25. Marku 8:19rreth 32 e.s.

    Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijtë, sa kosha plot me copa mblodhët?''. Ata thanë: ''Dymbëdhjetë''.