Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Marku 6:38rreth 28 e.s.

    Dhe ai u tha atyre: ''Sa bukë keni? Shkoni e shikoni''. Ata, mbasi shikuan, thanë: ''Pesë bukë e dy peshq''.

  2. Marku 6:39rreth 28 e.s.

    Atëherë ai i urdhëroi ata që t'i rregullojnë të gjithë, ulur në grupe, mbi barin e njomë.

  3. Marku 6:40rreth 28 e.s.

    Kështu ata u ulën në grupe nga njëqind e nga pesëdhjetë.

  4. Marku 6:41rreth 28 e.s.

    Pastaj ai mori pesë bukët dhe dy peshqit, i ngriti sytë nga qielli, i bekoi; i theu bukët dhe ua dha dishepujve të vet, që t'ua shpërndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit të gjithëve.

  5. Marku 6:42rreth 28 e.s.

    Të gjithë hëngrën sa u ngopën.

  6. Marku 6:43rreth 28 e.s.

    Dhe mblodhën dymbëdhjetë shporta me copa buke dhe me mbetje peshku.

  7. Marku 6:44rreth 28 e.s.

    Ata që hëngrën nga ato bukë ishin pesë mijë burra.

  8. Marku 6:45rreth 28 e.s.

    Menjëherë Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t'i prijnë në bregun tjetër drejt Betsaidas, derisa ai ta lejonte turmën.

  9. Marku 6:46rreth 28 e.s.

    Sapo e lejoi, ai iu ngjit malit për t'u lutur.

  10. Marku 6:47rreth 28 e.s.

    U ngrys, barka ishte në mes të detit dhe ai ishte i vetëm fare në tokë.

  11. Marku 6:48rreth 28 e.s.

    Dhe kur i pa dishepujt që po mundoheshin duke vozitur, sepse era ishte kundër tyre, aty nga roja e katërt e natës, ai u nis drejt tyre duke ecur përmbi det dhe donte t'i kalonte.

  12. Marku 6:49rreth 28 e.s.

    Por ata, kur e panë që po ecte mbi det, menduan se ishte një fantazmë dhe filluan të bërtasin,

  13. Marku 6:50rreth 28 e.s.

    sepse e kishin parë të gjithë dhe ishin trembur; por ai menjëherë filloi të flasë me ta dhe tha: ''Merrni zemër, jam unë, mos kini frikë!''

  14. Marku 6:51rreth 28 e.s.

    Pastaj hipi në barkë me ta dhe era pushoi; dhe ata mbetën jashtëzakonisht të habitur në veten e tyre dhe u mrekulluan,

  15. Marku 6:52rreth 28 e.s.

    sepse nuk e kishin kuptuar ndodhinë e bukëve, sepse zemra e tyre ishte ngurtësuar.

  16. Marku 6:53rreth 28 e.s.

    Mbasi kaluan, arritën në krahinën e Gjenasaretit dhe aty e lidhën barkën.

  17. Marku 6:54rreth 28 e.s.

    Dhe kur dolën nga barka, njerëzit e njohën menjëherë

  18. Marku 6:55rreth 28 e.s.

    dhe, duke përshkuar me vrap mbarë krahinën përreth, filluan të sjellin të sëmurë në vigje, kudo që dëgjonin se gjendej;

  19. Marku 6:56rreth 28 e.s.

    dhe kudo ku ai vinte, në fshatra, në qytete a në lagje, njerëzit i vendosnin të lënguarit në sheshe dhe e lutnin që të paktën të mund të preknin cepin e rrobes së tij; dhe të gjithë ata që e preknin, shëroheshin.

  20. Marku 7:1rreth 32 e.s.

    Atëherë rreth tij u mblodhën farisenjtë dhe disa skribë që kishin ardhur nga Jeruzalemi.

  21. Marku 7:2rreth 32 e.s.

    Ata vunë re se disa nga dishepujt e tij po hanin bukë me duar të papastra, domethënë të palara, dhe i paditën.

  22. Marku 7:3rreth 32 e.s.

    Në fakt farisenjtë dhe të gjithë Judenjtë nuk hanë pa i larë më parë me shumë kujdes duart, duke iu përmbajtur traditës së pleqve;

  23. Marku 7:4rreth 32 e.s.

    dhe, kur kthehen nga tregu, nuk hanë pa u pastruar më parë. Ka shumë gjëra të tjera që ata duhet të respektojnë për shkak të traditës: larjen e kupave, të brokave, të enëve prej bakri dhe të shtretërve.

  24. Marku 7:5rreth 32 e.s.

    Pastaj farisenjtë dhe skribët e pyetën: ''Përse dishepujt e tu nuk sillen sipas traditës së pleqve, por hanë bukë pa i larë duart?''.

  25. Marku 7:6rreth 32 e.s.

    Por ai duke u përgjigjur u tha atyre: ''Mirë profetizoi Isaia për ju, hipokritë, siç është shkruar: "Ky popull me buzë më nderon, por zemra e tyre rri larg meje.