circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Marku 9:32rreth 32 e.s.
Por ata nuk i kuptonin këto fjalë dhe kishin frikë ta pyesnin.
- Marku 9:33rreth 32 e.s.
Dhe arritën në Kapernaum; dhe kur hyri në shtëpi, i pyeti: ''Për çfarë diskutonit ndërmjet jush rrugës?''.
- Marku 9:34rreth 32 e.s.
Dhe ata heshtën, sepse rrugës kishin diskutuar se cili ndër ta ishte më i madhi.
- Marku 9:35rreth 32 e.s.
Atëherë ai u ul, i thirri të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: ''Nëse dikush don të jetë i pari, le të bëhet i fundit i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve''.
- Marku 9:36rreth 32 e.s.
Dhe mori një fëmijë të vogël dhe e vuri në mes të tyre; pastaj e mori në krahë dhe u tha atyre:
- Marku 9:37rreth 32 e.s.
''Cilido që pranon një nga këta fëmijë në emrin tim, më pranon mua; dhe kushdo që më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më ka dërguar''
- Marku 9:38rreth 32 e.s.
Atëherë Gjoni mori fjalën dhe i tha: ''Mësues, ne pamë një njeri që nuk na ndjek, që i dëbonte demonët në emrin tënd dhe ia ndaluam sepse ai nuk na ndjek''.
- Marku 9:39rreth 32 e.s.
Por Jezusi tha: ''Mos ia ndaloni, sepse s'ka njeri që mund të bëjë një vepër të fuqishme në emrin tim, dhe fill pas kësaj të flasë keq për mua.
- Marku 9:40rreth 32 e.s.
Sepse kush nuk është kundër nesh, është me ne.
- Marku 9:41rreth 32 e.s.
Në fakt, kushdo që do t'ju japë të pini një gotë ujë në emrin tim, sepse jeni të Krishtit, në të vërtetë po ju them se me siguri nuk do ta humbasë shpërblimin e vet''.
- Marku 9:42rreth 32 e.s.
''Dhe kush do të skandalizojë një nga këta të vegjël që besojnë në mua, do të ishte më mirë për të t'i varet në qafë një gur mulliri dhe të hidhet në det.
- Marku 9:43rreth 32 e.s.
Tani nëse dora jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh dorëcung në jetë, sesa të kesh dy duar dhe të shkosh në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,
- Marku 9:44rreth 32 e.s.
atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.
- Marku 9:45rreth 32 e.s.
Dhe nëse këmba jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh i çalë në jetë, se sa të kesh dy këmbë dhe të të hedhin në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,
- Marku 9:46rreth 32 e.s.
atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket.
- Marku 9:47rreth 32 e.s.
Dhe nëse syri yt të skandalizon për mëkat, nxirre; është më mirë për ty të hysh me një sy në jetë sesa të kesh dy sy dhe të të hedhin në Gehenën e zjarrit,
- Marku 9:48rreth 32 e.s.
atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.
- Marku 9:49rreth 32 e.s.
Sepse gjithkush duhet të kripet me zjarr, dhe çdo fli duhet të kripet me kripë.
- Marku 9:50rreth 32 e.s.
Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhet e amësht, me se do t'i jepni shijen? Kini kripë në vetvete dhe jetoni në paqe njëri me tjetrin!''.
- Marku 10:1rreth 29 e.s.
Mbasi u nis prej andej, Jezusi shkoi në krahinën e Judesë gjatë Jordanit dhe përsëri u mblodhën rreth tij turma; ai përsëri filloi t'i mësojë, siç e kishte zakon.
- Marku 10:2rreth 29 e.s.
Dhe farisenjtë, për ta vënë në provë, e pyetën: ''A është e ligjshme që burri ta lë gruan?''.
- Marku 10:3rreth 29 e.s.
Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Çfarë ju ka urdhëruar Moisiu?''.
- Marku 10:4rreth 29 e.s.
Ata thanë: ''Moisiu ka lejuar të shkruhet letra e shkurorëzimit dhe ta lësh gruan''.
- Marku 10:5rreth 29 e.s.
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Për shkak të ngurtësisë së zemrës suaj ai e shkroi atë rregull;
- Marku 10:6rreth 29 e.s.
por në fillim të krijimit, Perëndia i bëri mashkull e femër.