Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mikea 5:6rreth 710 p.e.s.

    Ata do të shkatërrojnë vendin e Asirisë me shpatë dhe tokën e Nimrodit në portat e saj; kështu ai do të na çlirojë nga Asiri në rast se do të vijë në vendin tonë dhe do të shkelë kufijtë tanë.

  2. Mikea 5:7rreth 710 p.e.s.

    Kusuri i Jakobit, në mes të shumë popujve, ka për qenë si një vesë e dërguar nga Zoti, si një shi i dendur mbi barin, që nuk pret njeriun dhe nuk shpreson asgjë nga bijtë e njerëzve.

  3. Mikea 5:8rreth 710 p.e.s.

    Kusuri i Jakobit do të jetë midis kombeve, në mes të shumë popujve, si një luan midis kafshëve të pyllit, si një luan i vogël midis kopeve të dhenve, i cili, po të jetë se kalon në mes, shkel dhe shqyen pa i dhënë mundësi askujt t'i shpëtojë.

  4. Mikea 5:9rreth 710 p.e.s.

    Dora jote do të ngrihet kundër kundërshtarëve të tu dhe tërë armiqtë e tu do të shfarosen.

  5. Mikea 5:10rreth 710 p.e.s.

    "Atë ditë do të ndodhë", thotë Zoti, "që unë do t'i zhduk kuajt e tu në mes teje dhe do të shkatërroj qerret e tua;

  6. Mikea 5:11rreth 710 p.e.s.

    do të zhduk qytetet e vendit tënd dhe do të rrëzoj tërë fortesat e tua;

  7. Mikea 5:12rreth 710 p.e.s.

    do të zhduk nga dora jote artet magjike dhe ti nuk do të kesh më shortarë;

  8. Mikea 5:13rreth 710 p.e.s.

    do të zhduk në mes teje figurat e tua të gdhëndura dhe shtyllat e tua të shenjta, dhe ti nuk do të biesh më përmbys përpara veprës së duarve të tua.

  9. Mikea 5:14rreth 710 p.e.s.

    Do të çrrënjos në mes teje Asherahët e tu dhe do të shkatërroj qytetet e tua.

  10. Mikea 5:15rreth 710 p.e.s.

    Do të hakmerrem me zemërim dhe me tërbim me kombet që nuk kanë dashur të dëgjojnë".

  11. Mikea 6:1rreth 710 p.e.s.

    Ah, dëgjoni atë që thotë Zoti: "Çohu, mbro kauzën tënde përpara maleve dhe kodrat le të dëgjojnë zërin tënd".

  12. Mikea 6:2rreth 710 p.e.s.

    Dëgjoni, o male, kundërshtimin e Zotit, dhe ju themele të forta të tokës, sepse Zoti ka një kundërshtim me popullin e tij dhe dëshiron të diskutojë me Izraelin.

  13. Mikea 6:3rreth 710 p.e.s.

    "Populli im, çfarë të kam bërë dhe me çfarë të kam lodhur? Dëshmo kundër meje.

  14. Mikea 6:4rreth 710 p.e.s.

    Sepse unë të nxora nga vendi i Egjiptit, të çlirova nga shtëpia e skllavërisë dhe kam dërguar para teje Moisiun, Aaronin dhe Miriamin.

  15. Mikea 6:5rreth 710 p.e.s.

    O populli im, mbaj mend atë që Balaku, mbreti i Moabit, kurdiste dhe si iu përgjigj Balaami, biri i Beorit, nga Shitimi deri në Gilgal me qëllim që ti të pranosh drejtësinë e Zotit".

  16. Mikea 6:6rreth 710 p.e.s.

    Me se do të vij përpara Zotit dhe do të përkulem përpara Perëndisë së lartë? Do të vij para tij me olokauste, me viça motakë?

  17. Mikea 6:7rreth 710 p.e.s.

    Do të pëlqej Zoti mijëra desh ose mori rrëkesh vaji? Do të jap të parëlindurin tim për shkeljen time, frytin e barkut tim për mëkatin e shpirtit tim?

  18. Mikea 6:8rreth 710 p.e.s.

    O njeri, ai të ka bërë të njohur atë që është e mirë; dhe çfarë tjetër kërkon Zoti nga ti, përveç se të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën dhe të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd?

  19. Mikea 6:9rreth 710 p.e.s.

    Zëri i Zotit i thërret qytetit, dhe kush ka dituri do të njohë emrin tënd: "Kini kujdes për thuprën dhe për atë që e ka caktuar.

  20. Mikea 6:10rreth 710 p.e.s.

    A ka akoma në shtëpinë e të pabesit thesare nga paudhësia, dhe efa të mangëta, që janë një gjë e neveritshme?

  21. Mikea 6:11rreth 710 p.e.s.

    Mund ta shpall të pastër njeriun me peshore të pasakta dhe me qeskën me pesha të rreme?

  22. Mikea 6:12rreth 710 p.e.s.

    Pasanikët e tij në fakt janë plot me dhunë, banorët e tij thonë gënjeshtra dhe gjuha e tyre nuk është veçse mashtrim në gojën e tyre.

  23. Mikea 6:13rreth 710 p.e.s.

    Prandaj edhe unë do të të bëj të vuash, duke të goditur dhe duke bërë që të jesh i shkretë për shkak të mëkateve të tua.

  24. Mikea 6:14rreth 710 p.e.s.

    Ti do të hash, por nuk do të ngopesh dhe uria do të mbetet brenda teje; do të vësh mënjanë por nuk do të shpëtosh asgjë, dhe atë që do të shpëtosh do t'ia dorëzoj shpatës.

  25. Mikea 6:15rreth 710 p.e.s.

    Ti do të mbjellësh, por nuk do të korrësh; do t'i shtypësh ullinjtë, por nuk do të lyhesh me vaj; do të bësh musht, por nuk do të pish verë.