Kalo te përmbajtja

circa 930–586 BC

The Divided Kingdom

The kingdom splits into Israel and Judah; prophets warn of judgment as both nations slowly drift into idolatry and exile.

1,722 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. ti ke vepruar më keq nga të gjithë ata që qenë para teje, sepse ke arritur të sajosh perëndi të tjera dhe shëmbëlltyra me derdhje për të provokuar zemërimin tim, dhe më ke hedhur prapa krahëve.

  2. Prandaj, ja, unë do të dërgoj fatkeqësinë mbi shtëpinë e Jeroboamit dhe do të shfaros nga shtëpia e tij çdo mashkull në Izrael, qoftë skllav apo i lirë, dhe do ta fshij plotësisht shtëpinë e Jeroboamit, ashtu si fshihen plehrat deri sa të zhduken tërësisht.

  3. Ata të shtëpisë së Jeroboamit që do të vdesin në qytet do t'i hanë qentë; dhe ata që do të vdesin nëpër ara, do t'i hanë shpendët e qiellit; sepse kështu ka folur Zoti.

  4. Prandaj çohu dhe shko në shtëpinë tënde; sa të hysh në qytet, fëmija ka për të vdekur.

  5. Tërë Izraeli do ta vajtojë dhe do ta varrosë. Ai do të jetë i vetmi nga shtëpia e Jeroboamit që do të varroset, sepse është i vetmi nga shtëpia e Jeroboamit tek i cili u gjet diçka e mirë dhe që i pëlqen Zotit, Perëndisë të Izraelit.

  6. Zoti do të vendosë mbi Izraelin mbretin e tij, që po atë ditë do të shfarosë shtëpinë e Jeroboamit. Ç'po them kështu. Kjo po ndodh që tani.

  7. Zoti do të shfryjë mbi Izraelin si mbi kallamishtet e ujit, do ta shrrënjosë Izraelin nga kjo tokë e mirë që u kishte dhënë etërve të tij dhe do t'i shkoqë ata matanë Lumit, sepse kanë bërë Asherimët e tyre, duke shkaktuar zemërimin e Zotit.

  8. Ai do ta braktisë Izraelin për shkak të mëkateve të Jeroboamit, sepse ai ka kryer mëkate dhe ka bërë që të mëkatojë edhe Izraeli"".

  9. Pastaj gruaja e Jeroboamit u ngrit dhe u nis, arriti në Tirtsah; me të arritur në pragun e shtëpisë, fëmija i vdiq.

  10. E varrosën dhe tërë Izraeli e qau, sipas fjalës që Zoti kishte thënë me anë të profetit Ahijah, shërbëtorit të tij.

  11. 1 Mbretërve 14:19rreth 975 p.e.s.

    Bëmat e tjera të Jeroboamit, si luftoi dhe si mbretëroi, janë shkruar në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit.

  12. 1 Mbretërve 14:20rreth 975 p.e.s.

    Kohëvazhdimi i mbretërisë së Jeroboamit qe njëzet e dy vjet; pastaj atë e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Nadabi.

  13. 1 Mbretërve 14:21rreth 975 p.e.s.

    Roboami, bir i Salomonit, mbretëroi në Judë. Ai ishte dyzet e një vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem, në qytetin që Zoti kishte zgjedhur nga tërë fiset e Izraelit

  14. 1 Mbretërve 14:22rreth 975 p.e.s.

    Ata të Judës bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit; dhe me mëkatet që bënë shkaktuan xhelozinë e Zotit më tepër nga ç'kishin bërë etërit e tyre.

  15. 1 Mbretërve 14:23rreth 975 p.e.s.

    Edhe ata ndërtuan vende të larta, shtylla dhe Asherime në të gjitha kodrat e larta dhe poshtë çdo druri të gjelbër.

  16. 1 Mbretërve 14:24rreth 975 p.e.s.

    Përveç kësaj, kishte në vend njerëz që jepeshin mbas kurvërisë së shenjtë. Ata merreshin me të gjitha gjërat e neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit.

  17. 1 Mbretërve 14:25rreth 970 p.e.s.

    Në vitin e pestë të mbretit Roboam, mbreti i Egjiptit Sishak doli kundër Jeruzalemit,

  18. 1 Mbretërve 14:26rreth 970 p.e.s.

    dhe mori me vete thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror; mori me vete çdo gjë, duke përfshirë shqytat e arta që Salomoni kishte bërë.

  19. 1 Mbretërve 14:27rreth 970 p.e.s.

    Në vend të tyre mbreti Roboam dha urdhër të bëheshin shqyta prej bronzi dhe ua dorëzoi komandantëve të rojeve që ruanin hyrjen e pallatit mbretëror.

  20. 1 Mbretërve 14:28rreth 970 p.e.s.

    Sa herë që mbreti hynte në shtëpinë e Zotit, rojet i çonin në sallën e rojeve.

  21. 1 Mbretërve 14:29rreth 975 p.e.s.

    Pjesa tjetër e bëmave të Roboamit dhe të gjitha ato që ai bëri a nuk janë të shkruara vallë në Kronikat e mbretërve të Judës?

  22. 1 Mbretërve 14:30rreth 975 p.e.s.

    U bë një luftë e pandërprerë midis Roboamit dhe Jeroboamit.

  23. 1 Mbretërve 14:31rreth 958 p.e.s.

    Pastaj Roboamin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros me ta në qytetin e Davidit. E ëma quhej Naamaha, ishte Amonite. Në vend të tij mbretëroi i biri, Abijami.

  24. Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërisë së Jeroboamit, birit të Nebatit, Abijami filloi të mbretërojë mbi Judën.

  25. Ai mbretëroi tre vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Maakah dhe ishte bijë e Abishalomit.