Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Eksodi 25:3rreth 1491 p.e.s.

    Dhe kjo është oferta që do të pranoni prej tyre: ar, argjend dhe bronz;

  2. Eksodi 25:4rreth 1491 p.e.s.

    stofa me ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë; li të hollë dhe lesh dhie;

  3. Eksodi 25:5rreth 1491 p.e.s.

    lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, lëkurë baldose dhe dru akacie;

  4. Eksodi 25:6rreth 1491 p.e.s.

    vaj për dritën e shandanit, aroma për vajin e vajosjes dhe për temianin erëmirë;

  5. Eksodi 25:7rreth 1491 p.e.s.

    gurë oniksi dhe gurë për të ngallmuar në petkun e priftërinjve dhe në gjoksore.

  6. Eksodi 25:8rreth 1491 p.e.s.

    Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre.

  7. Eksodi 25:9rreth 1491 p.e.s.

    Ju do ta bëni atë sipas tërë asaj që unë do t'iu tregoj, si për modelin e tabernakullit ashtu edhe për modelin e të gjitha orendive.

  8. Eksodi 25:10rreth 1491 p.e.s.

    Do të bëjnë, pra, një arkë prej druri të akacies, i gjatë dy kubitë e gjysmë, i gjërë një kubit e gjysmë dhe i lartë një kubit e gjysmë.

  9. Eksodi 25:11rreth 1491 p.e.s.

    Do ta veshësh nga brenda dhe nga jashtë; me ar safi dhe sipër do t'i bësh një kurorë ari, që të sillet përqark.

  10. Eksodi 25:12rreth 1491 p.e.s.

    Do të shkrish për të katër unaza ari dhe do t'i vësh në katër këmbët e saj: dy unaza nga një anë dhe dy unaza nga ana tjetër.

  11. Eksodi 25:13rreth 1491 p.e.s.

    Do të bësh edhe disa shtiza prej druri të akacies dhe do t'i veshësh me ar.

  12. Eksodi 25:14rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj do t'i kalosh shtizat nëpër unazat e arkës, për ta mbajtur.

  13. Eksodi 25:15rreth 1491 p.e.s.

    Shtizat do të qëndrojnë në unazat e arkës; nuk do të hiqen prej asaj.

  14. Eksodi 25:16rreth 1491 p.e.s.

    Dhe në arkë do të vësh Dëshminë që do të të jap.

  15. Eksodi 25:17rreth 1491 p.e.s.

    Do të bësh edhe një pajtues prej ari safi; gjatësia e tij do të jetë dy kubitë e gjysmë, dhe gjerësia e tij një kubit e gjysmë.

  16. Eksodi 25:18rreth 1491 p.e.s.

    Do të bësh pastaj dy kerubinë prej ari; këta do të punohen me çekiç në të dy skajet e pajtuesit;

  17. Eksodi 25:19rreth 1491 p.e.s.

    bëje një kerubin në një nga skajet dhe një kerubin në skajin tjetër; kerubinët do t'i bëni prej një cope të vetme me pajtuesin në skajet e tij.

  18. Eksodi 25:20rreth 1491 p.e.s.

    Dhe kerubinët do t'i kenë krahët e hapura me drejtim lart, në mënyrë që të mbulojnë pajtuesin me krahët e tyre; do të kenë drejtim nga njëri tjetri, ndërsa fytyrat e kerubinëve do të jenë të kthyera në drejtim të pajtuesit.

  19. Eksodi 25:21rreth 1491 p.e.s.

    Do ta vësh pastaj pajtuesin lart, mbi arkën; dhe në arkë do të futësh Dëshminë që do të të jap.

  20. Eksodi 25:22rreth 1491 p.e.s.

    Aty unë do të të takoj, nga lart, mbi pajtuesin, midis dy kerubinëve që janë mbi arkën e dëshmisë, do të të njoftoj tërë urdhërat që do të të jap për bijtë e Izraelit.

  21. Eksodi 25:23rreth 1491 p.e.s.

    Do të bësh edhe një tryezë prej druri të akacies, e gjatë dy kubitë, e gjërë një kubit dhe e lartë një kubit e gjysmë.

  22. Eksodi 25:24rreth 1491 p.e.s.

    Do ta veshësh me ar safi dhe do t'i bësh rreth e qark një kurorë prej ari.

  23. Eksodi 25:25rreth 1491 p.e.s.

    Do t'i bësh rreth e përqark një buzë të lartë një pëllëmbë dore dhe rreth kësaj buze një kurorë prej ari.

  24. Eksodi 25:26rreth 1491 p.e.s.

    Do t'i bësh gjithashtu katër unaza ari dhe do t'i vësh unazat në katër qoshet, që ndodhen në katër këmbët e tryezës.

  25. Eksodi 25:27rreth 1491 p.e.s.

    Unazat do të jenë pranë buzës për të kaluar shufrat e caktuara që do ta mbajnë tryezën.