Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Eksodi 26:13rreth 1491 p.e.s.

    dhe kubiti nga një anë dhe kubiti nga ana tjetër që janë të tepërt në gjatësinë e pëlhurave të çadrës, do të bien mbi të dy anët e tabernakullit, njëri nga një krah dhe tjetri në krahun tjetër për ta mbuluar atë.

  2. Eksodi 26:14rreth 1491 p.e.s.

    Do të bësh gjithashtu një mbulesë për çadrën me lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, dhe mbi këtë një tjetër mbulesë me lëkura baldose.

  3. Eksodi 26:15rreth 1491 p.e.s.

    Do të bësh për tabernakullin disa dërrasa prej druri të akacies, të vendosura më këmbë.

  4. Eksodi 26:16rreth 1491 p.e.s.

    Gjatësia e një dërrase do të jetë dhjetë kubitë dhe gjerësia e saj një kubitë e gjysëm.

  5. Eksodi 26:17rreth 1491 p.e.s.

    Çdo dërrasë do të ketë dy kllapa për të bashkuar një dërrasë me tjetrën; kështu do të veprosh për të gjitha dërrasat e tabernakullit.

  6. Eksodi 26:18rreth 1491 p.e.s.

    Do të bësh kështu dërrasat e tabernakullit, njëzet dërrasa për anën jugore.

  7. Eksodi 26:19rreth 1491 p.e.s.

    Do të vësh dyzet baza argjendi poshtë njëzet dërrasave: dy baza poshtë secilës dërrasë për të dy kllapat e veta.

  8. Eksodi 26:20rreth 1491 p.e.s.

    Do të bësh edhe njëzet dërrasa për krahun e dytë të tabernakullit, për anën e tij veriore,

  9. Eksodi 26:21rreth 1491 p.e.s.

    dhe dyzet bazat e tyre prej argjendi, dy baza nën çdo dërrasë.

  10. Eksodi 26:22rreth 1491 p.e.s.

    Për krahun e pasmë të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, do të bësh gjashtë dërrasa.

  11. Eksodi 26:23rreth 1491 p.e.s.

    Do të bësh edhe dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit.

  12. Eksodi 26:24rreth 1491 p.e.s.

    Ato do të çiftëzohen poshtë dhe do të bashkohen lart me një unazë. Kështu ka për të ndodhur me të dyja dërrasat, që ndodhen në të dy qoshet.

  13. Eksodi 26:25rreth 1491 p.e.s.

    Do të ketë, pra, tetë dërrasa me bazat e tyre prej argjendi: gjashtëmbëdhjetë baza, dy baza poshtë çdo dërrase.

  14. Eksodi 26:26rreth 1491 p.e.s.

    Do të bësh edhe disa traversa prej druri të akacies: pesë për dërrasat e njërës anë të tabernakullit,

  15. Eksodi 26:27rreth 1491 p.e.s.

    pesë traversa për dërrasat e anës tjetër të tabernakullit dhe pesë traversa për dërrasat e pjesës së pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit.

  16. Eksodi 26:28rreth 1491 p.e.s.

    Traversa qëndrore, në mes të dërrasave, do të kalojë nga njëra anë në tjetrën.

  17. Eksodi 26:29rreth 1491 p.e.s.

    Do t'i veshësh me ar dërrasat dhe do t'i bësh prej ari unazat e tyre nëpër të cilat do të kalojnë traversat, dhe do t'i veshësh me ar traversat.

  18. Eksodi 26:30rreth 1491 p.e.s.

    Do ta ngresh tabernakullin me trajtën e përpiktë që t'u tregua në mal.

  19. Eksodi 26:31rreth 1491 p.e.s.

    Do të bësh një vel me fije në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe me li të hollë dhe të përdredhur, të stolisur me kerubinë të punuar artistikisht,

  20. Eksodi 26:32rreth 1491 p.e.s.

    dhe do ta varësh në katër shtylla prej akacieje të veshura me ar, me grremçat e tyre të arta të vëna mbi baza argjendi.

  21. Eksodi 26:33rreth 1491 p.e.s.

    Do ta varësh velin në kapëset; dhe aty, në anën e brendshme të velit, do të futësh arkën e dëshmisë; veli do t'ju shërbejë si ndarës midis vendit të shenjtë dhe vendit shumë të shenjtë.

  22. Eksodi 26:34rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj do ta vësh pajtuesin mbi arkën e dëshmisë në vendin shumë të shenjtë.

  23. Eksodi 26:35rreth 1491 p.e.s.

    Jashtë velit do të vësh përkundrazi tryezën, ndërsa shandani do të shkojë përballë tryezës në krahun jugor të tabernakullit, dhe do ta vendosësh tryezën në krahun verior.

  24. Eksodi 26:36rreth 1491 p.e.s.

    Do të bësh gjithashtu për hyrjen e çadrës një perde me fije në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe prej liri të përdredhur, puna e një qëndistari.

  25. Eksodi 26:37rreth 1491 p.e.s.

    Do të bësh gjithashtu pesë shtylla akacieje për perden dhe do t'i veshësh me ar; grremçat e tyre do të jenë prej ari dhe do të shkrish për to pesë baza prej bronzi".