Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Eksodi 23:29rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do t'i përzë ata para teje brenda një viti, me qëllim që vendi të mos kthehet në një shkrerëtirë dhe kafshët e fushave të mos shumëzohen kundër teje.

  2. Eksodi 23:30rreth 1491 p.e.s.

    Do t'i përzë para teje pak e nga pak, në mënyrë që ti të rritesh në numër dhe të shtiesh në dorë vendin.

  3. Eksodi 23:31rreth 1491 p.e.s.

    Dhe unë do t'i caktoj kufijtë e tu nga Deti i Kuq në detin e Filistejve dhe nga shkretëtira deri te Lumi; sepse unë do të lë në duart e tua banorët e vendit dhe ti do t'i dëbosh para syve të tu.

  4. Eksodi 23:32rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do të lidhësh asnjë aleancë me ta, as edhe me perënditë e tyre.

  5. Eksodi 23:33rreth 1491 p.e.s.

    Ata nuk do të banojnë në vendin tënd, që të mos të bëjnë të mëkatosh kundër meje: ti do t'u shërbeje perëndive të tyre, dhe kjo do të ishte një lak".

  6. Eksodi 24:1rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj Perëndia i tha Moisiut: "Ngjitu te Zoti, ti dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu si dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit, dhe adhuroni nga larg;

  7. Eksodi 24:2rreth 1491 p.e.s.

    pastaj Moisiu do t'i afrohet Zotit; por të tjerët nuk do t'i afrohen, as populli nuk ka për t'u ngjitur bashkë me atë".

  8. Eksodi 24:3rreth 1491 p.e.s.

    Atëherë Moisiu erdhi dhe i tregoi popullit tërë fjalët e Zotit dhe tërë ligjet. Dhe gjithë populli u përgjigj me një zë dhe tha: "Ne do të bëjmë tërë gjërat që Zoti ka thënë".

  9. Eksodi 24:4rreth 1491 p.e.s.

    Dhe Moisiu i shkroi tërë fjalët e Zotit; pastaj u ngrit herët në mëngjes dhe ngriti në këmbët e malit një altar dhe dymbëdhjetë shtylla për të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.

  10. Eksodi 24:5rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj dërgoi bij të rinj të Izraelit për të ofruar olokauste dhe për të flijuar dema të rinj si theror falënderimi ndaj Zotit.

  11. Eksodi 24:6rreth 1491 p.e.s.

    Dhe Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e vuri në legenë; dhe gjysmën tjetër të gjakut e shpërndau mbi altar.

  12. Eksodi 24:7rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj mori librin e besëlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: "Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti, dhe do t'i bindemi".

  13. Eksodi 24:8rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj Moisiu mori gjakun, spërkati popullin me të dhe tha: "Ja gjaku i besëlidhjes që Zoti ka lidhur me ju sipas tërë këtyre fjalëve".

  14. Eksodi 24:9rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit u ngjitën,

  15. Eksodi 24:10rreth 1491 p.e.s.

    dhe panë Perëndinë e Izraelit. Nën këmbët e tij ishte si një dysheme e punuar me safir, e qartë si qielli vetë.

  16. Eksodi 24:11rreth 1491 p.e.s.

    Por ai nuk e shtriu dorën kundër krerëve të bijve të Izraelit; dhe ata e panë Perëndinë, dhe hëngrën dhe pinë.

  17. Eksodi 24:12rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ngjitu tek unë në mal dhe qëndro aty; dhe unë do të jap disa pllaka prej guri, ligjin dhe urdhërimet që kam shkruar, me qëllim që ti t'ua mësosh atyre".

  18. Eksodi 24:13rreth 1491 p.e.s.

    Pas kësaj Moisiu u ngrit bashkë me Jozueun zbatuesin e tij; dhe Moisiu u ngjit në malin e Perëndisë.

  19. Eksodi 24:14rreth 1491 p.e.s.

    Por pleqve u tha: "Na prisni këtu, deri sa të kthehemi tek ju. Ja, Aaroni dhe Huri janë me ju; kushdo që ka probleme le t'u drejtohet atyre".

  20. Eksodi 24:15rreth 1491 p.e.s.

    Moisiu, pra, u ngjit në mal dhe reja e mbuloi përsëri malin.

  21. Eksodi 24:16rreth 1491 p.e.s.

    Tani lavdia e Zotit mbeti në malin e Sinait dhe reja e mbuloi atë gjashtë ditë; ditën e shtatë Zoti thirri Moisiun nga mesi i resë.

  22. Eksodi 24:17rreth 1491 p.e.s.

    Dhe pamja e lavdisë së Zotit dukej në sytë e bijve të Izraelit si një zjarr që digjej në majën e malit.

  23. Eksodi 24:18rreth 1491 p.e.s.

    Kështu Moisiu hyri në mes të resë dhe u ngjit në mal; dhe Moisiu mbeti në mal dyzet ditë dhe dyzet net.

  24. Eksodi 25:1rreth 1491 p.e.s.

    Zoti i foli Moisiut duke thënë:

  25. Eksodi 25:2rreth 1491 p.e.s.

    "U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë; do ta pranoni ofertën nga çdo njeri që e bën i shtyrë nga zemra e tij.