Kalo te përmbajtja

circa 1050–1010 BC

Samuel & King Saul

Israel demands a king; Samuel anoints Saul, whose disobedience leads to his rejection as God chooses a man after his own heart.

810 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. 1 Samuelit 7:11rreth 1120 p.e.s.

    Njerëzit e Izraelit dolën nga Mitspahu, i ndoqën Filistejtë dhe i mundën deri poshtë Beth-Karit.

  2. 1 Samuelit 7:12rreth 1120 p.e.s.

    Atherë Samueli mori një gur e ngriti midis Mitspahut dhe Shenit dhe e quajti Eben-Ezer, duke thënë: "Deri këtu Zoti na ka ndihmuar".

  3. 1 Samuelit 7:13rreth 1120 p.e.s.

    Kështu Filistejtë u poshtëruan dhe nuk u kthyen më të shkelin territorin e Izraelit; dhe dora e Zotit u ngrit kundër Filistejve gjatë gjithë kohës së Samuelit.

  4. 1 Samuelit 7:14rreth 1120 p.e.s.

    Edhe qytetet që Filistejtë i kishin marrë Izraelit iu kthyen Izraelit, nga Ekroni deri në Gath. Izraeli çliroi territorin e tij nga duart e Filistejve. Dhe u vendos paqja midis Izraelit dhe Amorejve.

  5. 1 Samuelit 7:15rreth 1131 p.e.s.

    Samueli qe gjykatës i Izraelit gjatë gjithë jetës së tij.

  6. 1 Samuelit 7:16rreth 1131 p.e.s.

    Çdo vit ai i binte përqark Bethelit, Gilgalit dhe Mitspahut dhe ushtronte funksionin e gjyqtarit të Izraelit mbi tërë këto vende.

  7. 1 Samuelit 7:17rreth 1131 p.e.s.

    Pastaj kthehej në Ramah, sepse aty ishte shtëpia e tij. Aty e gjykonte Izraelin dhe po aty ngriti një altar për Zotin.

  8. 1 Samuelit 8:1rreth 1112 p.e.s.

    Kur Samueli u plak emëroi bijtë e tij si gjyqtarë të Izraelit.

  9. 1 Samuelit 8:2rreth 1112 p.e.s.

    I parëlinduri i tij quhej Joel dhe i dyti Abiah; ata ushtronin funksionin e gjyqtarit në Beer-Sheba.

  10. 1 Samuelit 8:3rreth 1112 p.e.s.

    Por bijtë e tij nuk ndoqën shembëllin e tij, u larguan nga rruga e drejtë duke siguruar fitime të palejueshme, pranuan dhurata dhe e prishnin drejtësinë.

  11. 1 Samuelit 8:4rreth 1112 p.e.s.

    Atëherë tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën, erdhën te Samueli në Ramah,

  12. 1 Samuelit 8:5rreth 1112 p.e.s.

    dhe i thanë: "Ja, ti tani je plakur dhe bijtë e tu nuk ndjekin gjurmët e tua; prandaj cakto mbi ne një mbret që të na qeverisë ashtu siç ndodh në të gjitha kombet".

  13. 1 Samuelit 8:6rreth 1112 p.e.s.

    Por kjo nuk i pëlqeu Samuelit, sepse ata kishin thënë: "Na jep një mbret që të na qeverisë". Prandaj Samueli iu lut Zotit.

  14. 1 Samuelit 8:7rreth 1112 p.e.s.

    Dhe Zoti i tha Samuelit: "Dëgjo zërin e popullit për të gjitha ato që të thotë, sepse ata nuk të kanë hedhur poshtë ty, por kanë hedhur poshtë mua, me qëllim që unë të mos mbretëroj mbi ta.

  15. 1 Samuelit 8:8rreth 1112 p.e.s.

    Sillen me ty, ashty siç kanë bërë gjithnjë nga dita që i nxora nga Egjipti e deri më sot: më kanë braktisur për t'u shërbyer perëndive të tjera.

  16. 1 Samuelit 8:9rreth 1112 p.e.s.

    Tani, pra, dëgjo kërkesën e tyre, por lajmëroi solemnisht dhe shpallju të drejtat e mbretit që do të sundojë mbi ta".

  17. 1 Samuelit 8:10rreth 1112 p.e.s.

    Kështu Samueli i tregoi tërë fjalët e Zotit drejtuar popullit që i kërkonte një mbret.

  18. 1 Samuelit 8:11rreth 1112 p.e.s.

    Dhe tha: "Këto do të jenë të drejtat e mbretit që do të mbretërojë mbi ju. Ai do t'i marrë bijtë tuaj dhe do t'i caktojë në qerret e tij, me qëllim që të bëhen kalorës të tij dhe të vrapojnë përpara qerreve;

  19. 1 Samuelit 8:12rreth 1112 p.e.s.

    për t'i bërë ata kapidanë të mijëshëve dhe të pesëdhjetëshëve, për t'i vënë ata t'i lërojnë arat, t'i korrin të lashtat, t'i prodhojnë armë lufte dhe vegla për qerret e tij.

  20. 1 Samuelit 8:13rreth 1112 p.e.s.

    Do të marrë bijat tuaja për t'i bërë parfumiere, gjellbërëse dhe furrtare.

  21. 1 Samuelit 8:14rreth 1112 p.e.s.

    Do të marrë arat tuaja, vreshtat dhe ullishtet tuaja; më të mirat që keni, për t'ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.

  22. 1 Samuelit 8:15rreth 1112 p.e.s.

    Do të marrë të dhjetën e farërave dhe të vreshtave tuaja për t'ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.

  23. 1 Samuelit 8:16rreth 1112 p.e.s.

    Do të marrë shërbëtorët, shërbëtoret, të rinjtë tuaj më të mirë dhe gomarët që keni për t'i përdorur në punimet e tij.

  24. 1 Samuelit 8:17rreth 1112 p.e.s.

    Do të marrë edhe të dhjetën e kopeve tuaja, dhe ju do të jeni skllevërit e tij.

  25. 1 Samuelit 8:18rreth 1112 p.e.s.

    Atë ditë ju do të ulërini për shkak të mbretit që keni për vete, por Zoti nuk do t'ju përgjigjet".