Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Korintasve 15:38rreth 59 e.s.

    Po Perëndia i jep trup si të dojë, secilës farë trupin e vet.

  2. 1 Korintasve 15:39rreth 59 e.s.

    Jo çdo mish është i njëjti mish; por tjetër është mishi i njerëzve, tjetër mishi i bagëtive, tjetër i peshqve dhe tjetër i shpendëve.

  3. 1 Korintasve 15:40rreth 59 e.s.

    Dhe ka trupa qiellorë dhe trupa tokësorë; por tjetër është lavdia e trupave qiellorë e tjetër e atyreve të tokës.

  4. 1 Korintasve 15:41rreth 59 e.s.

    Tjetër është lavdia e diellit dhe tjetër lavdia e hënës dhe tjetër lavdia e yjeve; sepse ndryshon në lavdi ylli nga ylli.

  5. 1 Korintasve 15:42rreth 59 e.s.

    Kështu do të jetë edhe ringjallja e të vdekurve; trupi mbillet në prishje dhe ringjallet në paprishje.

  6. 1 Korintasve 15:43rreth 59 e.s.

    Mbillet në çnderim dhe ringjallet në lavdi; mbillet i dobët dhe ringjallet në fuqi.

  7. 1 Korintasve 15:44rreth 59 e.s.

    Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymëror. Ka trup natyror, ka edhe trup frymëror.

  8. 1 Korintasve 15:45rreth 59 e.s.

    Kështu edhe është shkruar: ''Njeriu i parë, Adami, u bë shpirt i gjallë; por Adami i fundit është Frymë që jep jetë.

  9. 1 Korintasve 15:46rreth 59 e.s.

    Por frymërori nuk është më parë, por përpara është natyrori, pastaj frymërori.

  10. 1 Korintasve 15:47rreth 59 e.s.

    Njeriu i parë i bërë prej dheu, është tokësor; njeriu i dytë është Zoti nga qielli.

  11. 1 Korintasve 15:48rreth 59 e.s.

    Siç është tokësori ashtu janë dhe tokësorët; dhe siç është qiellori, të tillë do të jenë edhe qiellorët.

  12. 1 Korintasve 15:49rreth 59 e.s.

    Dhe sikurse mbartëm shëmbëllimin e tokësorit, do të mbartim edhe shëmbëllimin e qiellorit.

  13. 1 Korintasve 15:50rreth 59 e.s.

    Edhe këtë po ju them, o vëllezër, se mishi dhe gjaku nuk mund të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë, as prishja nuk mund të trashëgojë paprishjen.

  14. 1 Korintasve 15:51rreth 59 e.s.

    Ja, unë po ju them një të fshehtë: të gjithë nuk do të vdesim, por të gjithë do të shndërrohemi në një moment,

  15. 1 Korintasve 15:52rreth 59 e.s.

    sa hap e mbyll sytë, në tingullin e burisë së fundit; sepse do të bjerë buria, të vdekurit do të ringjallen të paprisshëm dhe ne do të shndërrohemi,

  16. 1 Korintasve 15:53rreth 59 e.s.

    sepse ky trup që prishet duhet të veshë mosprishjen dhe ky ivdekshëm të veshë pavdekësinë.

  17. 1 Korintasve 15:54rreth 59 e.s.

    Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: ''Vdekja u përpi në fitore''.

  18. 1 Korintasve 15:55rreth 59 e.s.

    O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?

  19. 1 Korintasve 15:56rreth 59 e.s.

    Edhe gjëmba e vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit është ligji.

  20. 1 Korintasve 15:57rreth 59 e.s.

    Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht.

  21. 1 Korintasve 15:58rreth 59 e.s.

    Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin.

  22. 1 Korintasve 16:1rreth 59 e.s.

    Sa për të mbledhurit e ndihmave për shenjtorët, bëni edhe ju ashtu si i urdhërova kishat e Galatisë.

  23. 1 Korintasve 16:2rreth 59 e.s.

    Të parën ditë të çdo jave, secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa mundet sipas të ardhurave të tij, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash.

  24. 1 Korintasve 16:3rreth 59 e.s.

    Edhe, kur të vij, ata që ju do të miratoni, unë do t'i dërgoj me letra, që të çojnë në Jeruzalem dhuratën tuaj bujare.

  25. 1 Korintasve 16:4rreth 59 e.s.

    Dhe po të jetë e udhës që të shkoj vetë, ata do të shkon me mua.