Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Gjonit 3:2rreth 90 e.s.

    Kush bën mëkat, bën edhe shkelje të ligjit; dhe mëkati është shkelje e ligjit.

  2. 1 Gjonit 3:3rreth 90 e.s.

    Dhe ju e dini se ai u shfaq për të hequr mëkatet tona; dhe në të nuk ka mëkat.

  3. 1 Gjonit 3:4rreth 90 e.s.

    Kush qëndron në të nuk mëkaton; kush mëkaton nuk e ka parë dhe as nuk e ka njohur.

  4. 1 Gjonit 3:5rreth 90 e.s.

    Djema, kurrkush mos ju mashtroftë: ai që zbaton drejtësinë është i drejtë, ashtu sikur është i drejtë ai.

  5. 1 Gjonit 3:6rreth 90 e.s.

    Kush kryen mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkaton nga fillimi; prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.

  6. 1 Gjonit 3:7rreth 90 e.s.

    Kush lindi nga Perëndia nuk kryen mëkat, sepse fara e Perëndisë qëndron në të dhe nuk mund të mëkatojë sepse lindi nga Perëndia.

  7. 1 Gjonit 3:8rreth 90 e.s.

    Prej kësaj njihen bijtë e Perëndisë dhe bijtë e djallit; kushdo që nuk praktikon drejtësinë nuk është nga Perëndia, dhe i tillë nuk është as ai që nuk do vëllanë e vet.

  8. 1 Gjonit 3:9rreth 90 e.s.

    Sepse ky është mesazhi që dëgjuat nga fillimi. Ta duam njeri-tjetrin,

  9. 1 Gjonit 3:10rreth 90 e.s.

    jo sikundër Kaini, i cili ishte nga i ligu dhe vrau vëllanë e vet. Dhe për çfarë arësye e vrau atë? Sepse veprat e tij ishin të liga dhe ato të të vëllait ishin të drejta.

  10. 1 Gjonit 3:11rreth 90 e.s.

    Mos u çuditni, vëllezër të mi, nëse bota ju urren.

  11. 1 Gjonit 3:12rreth 90 e.s.

    Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit; kush nuk e do vëllanë e vet, mbetet në vdekje.

  12. 1 Gjonit 3:13rreth 90 e.s.

    Kushdo që urren vëllanë e vet është vrasës; dhe ju e dini se asnjë vrasës nuk ka jetë të përjetshme të qëndrueshme në vete.

  13. 1 Gjonit 3:14rreth 90 e.s.

    Nga kjo e kemi njohur dashurinë: ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit.

  14. 1 Gjonit 3:15rreth 90 e.s.

    Dhe nëse njëri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh të vëllanë që është në nevojë dhe e mbyll zemrën e tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë?

  15. 1 Gjonit 3:16rreth 90 e.s.

    Djema të rinj, të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe në të vërtetë.

  16. 1 Gjonit 3:17rreth 90 e.s.

    Dhe nga kjo ne dimë se jemi në të vërtetën dhe do t'i bindim zemrat tona para atij;

  17. 1 Gjonit 3:18rreth 90 e.s.

    sepse, po të na dënojë zemra jonë, Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe njeh çdo gjë.

  18. 1 Gjonit 3:19rreth 90 e.s.

    Shumë të dashur, nëse zemra jonë nuk na dënon, kemi siguri para Perëndisë;

  19. 1 Gjonit 3:20rreth 90 e.s.

    dhe ç'të kërkojmë, e marrim nga ai, sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që janë të pëlqyera prej tij.

  20. 1 Gjonit 3:21rreth 90 e.s.

    Dhe ky është urdhërimi i tij që besojmë në emrin e Birit të tij Jezu Krisht dhe ta duam njeri-tjetrin si na urdhëroi ai.

  21. 1 Gjonit 3:22rreth 90 e.s.

    Ai që zbaton urdhërimet e tij qëndron në Perëndinë, dhe Ai në të; dhe prej kësaj ne dijmë se ai qëndron në ne: nga Fryma që ai na dha.

  22. 1 Gjonit 3:23rreth 90 e.s.

    Shumë të dashur, mos i besoni çdo frymë, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë.

  23. 1 Gjonit 3:24rreth 90 e.s.

    Nga kjo mund të njihni Frymën e Perëndisë: çdo frymë që rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, është nga Perëndia.

  24. 1 Gjonit 4:1rreth 90 e.s.

    Dhe çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, nuk është nga Perëndia; dhe kjo është fryma e antikrishtit që, siç e keni dëgjuar se vjen; dhe tashmë është në botë.

  25. 1 Gjonit 4:2rreth 90 e.s.

    Ju jeni prej Perëndisë, o djem të rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë.