Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Pjetrit 3:9rreth 66 e.s.

    Përderisa të gjitha këto gjëra duhet të shkatërrohen, si të mos duhet të keni një sjellje të shenjtë dhe të perëndishme,

  2. 2 Pjetrit 3:10rreth 66 e.s.

    duke pritur dhe shpejtuar ardhjen e ditës së Perëndisë, për shkak të së cilës qiejt marrin flakë do të treten, dhe elementët të konsumuar nga nxehtësia do të shkrihen?

  3. 2 Pjetrit 3:11rreth 66 e.s.

    Por ne, sipas premtimit të tij, presim qiej të rinj dhe toka të re, në të cilët banon drejtësia.

  4. 2 Pjetrit 3:12rreth 66 e.s.

    Prandaj, shumë të dashur, duke i pritur këto gjëra, përpiquni të jeni përpara tij të papërlyer dhe të paqortueshëm, në paqe.

  5. 2 Pjetrit 3:13rreth 66 e.s.

    Dhe kini parasysh se durimi i Zotit tonë është në shërbim të shpëtimit, sikurse ju ka shkruar edhe vëllai ynë i dashur Pal, sipas diturisë që iu dha;

  6. 2 Pjetrit 3:14rreth 66 e.s.

    Ashtu bën ai në të gjitha letrat e tij, ku flet për këto gjëra. Në to ka disa gjëra të vështira për t'u kuptuar, të cilat të paditurit dhe të paqëndrueshmit i shtrëmbërojnë, sikurse bëjnë me Shkrimet e tjera, për përhumbjen e tyre.

  7. 2 Pjetrit 3:15rreth 66 e.s.

    Ju pra, shumë të dashur, duke i ditur këto gjëra, ruajuni se mos ligështoheni në qëndresën tuaj, të tërhequr nga gabimi i të pabesëve.

  8. 2 Pjetrit 3:16rreth 66 e.s.

    Por rrituni, në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Atij i qoftë lavdia, tani dhe përjetë. Amen.

  9. 2 Pjetrit 3:17rreth 66 e.s.

    Atë që ishte nga fillimi, atë që dëgjuam, atë që pamë me sytë tanë, atë që vështruam dhe që duart tona e prekën lidhur me Fjalën e jetës

  10. 2 Pjetrit 3:18rreth 66 e.s.

    (dhe jeta u shfaq dhe ne e pamë e dëshmojmë për të, dhe ju shpallim jetën e përjetshme që ishte pranë Atit dhe që na u shfaq neve),

  11. 1 Gjonit 1:1rreth 90 e.s.

    Atë që pamë dhe dëgjuam, ne po jua shpallim, që edhe ju të keni bashkësi me ne; dhe bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin.

  12. 1 Gjonit 1:2rreth 90 e.s.

    Dhe po ju shkruajmë këto gjëra që gëzimi juaj të jetë i plotë.

  13. 1 Gjonit 1:3rreth 90 e.s.

    Dhe ky është mesazhi që dëgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve: Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësirë

  14. 1 Gjonit 1:4rreth 90 e.s.

    Po të themi se kemi bashkësi me Të, dhe ecim në errësirë, ne gënjejmë dhe nuk e vëmë në praktik të vërtetën;

  15. 1 Gjonit 1:5rreth 90 e.s.

    por, po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.

  16. 1 Gjonit 1:6rreth 90 e.s.

    Po të themi se jemi pa mëkat, gënjej-më vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.

  17. 1 Gjonit 1:7rreth 90 e.s.

    Po t'i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.

  18. 1 Gjonit 1:8rreth 90 e.s.

    Po të themi se s'kemi mëkatuar, e bëjmë atë gënjeshtar dhe fjala e tij nuk është në ne.

  19. 1 Gjonit 1:9rreth 90 e.s.

    Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin.

  20. 1 Gjonit 1:10rreth 90 e.s.

    Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.

  21. 1 Gjonit 2:1rreth 90 e.s.

    Dhe nga kjo e dimë se e kemi njohur atë, në qoftë se i zbatojmë urdhërimet e tij.

  22. 1 Gjonit 2:2rreth 90 e.s.

    Ai që thotë: ''Unë e kam njohur atë'', dhe nuk zbaton urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të.

  23. 1 Gjonit 2:3rreth 90 e.s.

    Por kush e zbaton fjalën e tij, në të me të vërtetë dashuria e Perëndisë është përsosur. Nga kjo e njohim se jemi në të.

  24. 1 Gjonit 2:4rreth 90 e.s.

    Ai që thotë se qëndron në të, duhet të ecë edhe vetë sikurse ka ecur ai.

  25. 1 Gjonit 2:5rreth 90 e.s.

    Vëllezër, nuk ju shkruaj një urdhërim të ri, por një urdhërim të vjetër, që e kishit nga fillimi: urdhërimi i vjetër është fjala që dëgjuat nga fillimi.