Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Gjonit 5:7rreth 90 e.s.

    Në qoftë se ne pranojmë dëshminë e njerëzve, dëshmia e Perëndisë është më e madhe, sepse kjo është dëshmia e Perëndisë që ai dha për Birin e tij.

  2. 1 Gjonit 5:8rreth 90 e.s.

    Ai që beson në Birin e Perëndisë ka këtë dëshmi në vetvete; ai që nuk beson te Perëndia, e ka bërë atë gënjeshtar, sepse nuk i besoi dëshmisë që Perëndia dha për Birin e tij.

  3. 1 Gjonit 5:9rreth 90 e.s.

    Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij.

  4. 1 Gjonit 5:10rreth 90 e.s.

    Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.

  5. 1 Gjonit 5:11rreth 90 e.s.

    Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.

  6. 1 Gjonit 5:12rreth 90 e.s.

    Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson:

  7. 1 Gjonit 5:13rreth 90 e.s.

    Dhe nëse dimë se ai na i plotëson të gjitha ato që i kërkojmë, ne dimë se i kemi ato që i kërkuam atij.

  8. 1 Gjonit 5:14rreth 90 e.s.

    Në se dikush sheh vëllanë e vet se kryen një mëkat që nuk çon në vdekje, le t'i lutet Perëndisë, dhe ai do t'i japë jetën, atyre që bëjnë mëkat që nuk çon në vdekje. Ka mëkat që çon në vdekje nuk them që ai të lutet për këtë.

  9. 1 Gjonit 5:15rreth 90 e.s.

    Çdo paudhësi është mëkat; por ka mëkat që nuk çon në vdekje.

  10. 1 Gjonit 5:16rreth 90 e.s.

    Ne dimë se kushdo që ka lindur nga Perëndia nuk mëkaton; ai që ka lindur nga Perëndia e ruan veten e tij, dhe i ligu nuk e prek atë.

  11. 1 Gjonit 5:17rreth 90 e.s.

    Ne dimë se jemi nga Perëndia dhe se gjithë bota dergjet në ligësi.

  12. 1 Gjonit 5:18rreth 90 e.s.

    Por ne dimë se Biri i Perëndisë erdhi dhe na dha të kuptuarit, që ne të njohim atë që është i Vërteti; dhe ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij Jezu Krisht; ky është i vërteti Perëndi dhe jeta e përjetshme.

  13. 1 Gjonit 5:19rreth 90 e.s.

    Djema, ruani veten nga idhujt.

  14. 1 Gjonit 5:20rreth 90 e.s.

    Plaku; zonjës së zgjedhur dhe bijve të saj që i dua në të vërtetë, dhe jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që e kanë njohur të vërtetën,

  15. 1 Gjonit 5:21rreth 90 e.s.

    për shkak të së vërtetës që qëndron në ne dhe do të jetë me ne përjetë:

  16. 2 Gjonit 1:1rreth 90 e.s.

    hiri, mëshira dhe paqja qofshin me ju nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht, Biri i të Atit, në të vërtetë dhe në dashuri.

  17. 2 Gjonit 1:2rreth 90 e.s.

    U gëzova fort që gjeta disa nga bijtë e tu duke ecur në të vërtetën, sipas urdhërimit që morëm nga Ati.

  18. 2 Gjonit 1:3rreth 90 e.s.

    Dhe tani të lutem ty, zonjë, jo sikur po të shkruaj një urdhërim të ri, por atë që kishim pasur nga fillimi, që ta duam njëri-tjetrin.

  19. 2 Gjonit 1:4rreth 90 e.s.

    Dhe kjo është dashuria, të ecim sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e dëgjuat nga fillimi, ky është urdhërimi që morëm, që të ecni në të.

  20. 2 Gjonit 1:5rreth 90 e.s.

    Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish; ky është mashtruesi dhe antikrishti.

  21. 2 Gjonit 1:6rreth 90 e.s.

    Bëni kujdes se mos humbni fryti i gjërave të kryera, por bëni në menyrë të merrni një shpërblim të plotë.

  22. 2 Gjonit 1:7rreth 90 e.s.

    Kushdo që shkon tej dhe nuk qëndron në doktrinën e Krishtit, nuk ka Perëndi; kush qëndron në doktrinën e Krishtit, ka Atin dhe Birin.

  23. 2 Gjonit 1:8rreth 90 e.s.

    Në qoftë se dikush vjen tek ju dhe nuk sjell këtë doktrinë, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni,

  24. 2 Gjonit 1:9rreth 90 e.s.

    sepse ai që e përshëndet bëhet pjestar në veprat e tij të liga.

  25. 2 Gjonit 1:10rreth 90 e.s.

    Megjithse kisha shumë gjëra për t'ju shkruar, nuk desha ta bëjë me letër dhe bojë, por shpresoj të vij te ju dhe t'ju flas me gojë, që gëzimi juaj të jetë i plotë.