- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- 2 Gjonit 1:11rreth 90 e.s.
Bijtë e motrës sate të zgjedhur të përshëndesin. Amen.
- 2 Gjonit 1:12rreth 90 e.s.
Plaku, Gajit shumë të dashur, të cilin unë e dua në të vërtetë.
- 2 Gjonit 1:13rreth 90 e.s.
Shumë i dashur, unë dëshiroj të kesh mbarësi në çdo gjë dhe të gëzosh shëndet të mirë, ashtu si ka mbarësi shpirti yt.
- 3 Gjonit 1:1rreth 90 e.s.
Sepse u gëzova shumë kur erdhën disa vëllezër dhe dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës, se si ecën ti në të vërtetën.
- 3 Gjonit 1:2rreth 90 e.s.
Nuk kam gëzim më të madh nga ky: të dëgjoj se bijtë e mi ecin në të vërtetën.
- 3 Gjonit 1:3rreth 90 e.s.
Shumë i dashur, ti vepron me besnikëri në të gjitha ato që bën për vëllezërit dhe të huajt.
- 3 Gjonit 1:4rreth 90 e.s.
Ata dëshmuan për dashurinë tënde përpara kishës; dhe ti të bësh mirë të gujdesësh për udhëtimin e tyre në mënyrë të denjë për Perëndinë,
- 3 Gjonit 1:5rreth 90 e.s.
sepse ata dolën për emrin e tij, pa marrë asgjë nga johebrenjtë.
- 3 Gjonit 1:6rreth 90 e.s.
Ne e kemi për detyrë, pra, t'i presim këta njerëz, që të jemi bashkëpunëtorë në çështjen e së vërtetës.
- 3 Gjonit 1:7rreth 90 e.s.
I shkrova kishës, por Diotrefi, që do të jetë i pari ndër ta, nuk na pret.
- 3 Gjonit 1:8rreth 90 e.s.
Prandaj, po të vij, do t'i kujtoj atij veprat që bën, duke folur fjalë të liga kundër nesh; dhe duke mos u mjaftuar me këto, ai vetë nuk i pret vëllezërit dhe i ndalon ata që duan t'i presin e i përjashton nga kisha.
- 3 Gjonit 1:9rreth 90 e.s.
Shumë i dashur, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën të mirën është nga Perëndia, por ai që bën të keqen nuk e ka parë Perëndinë.
- 3 Gjonit 1:10rreth 90 e.s.
Për Demetrin të gjithë dëshmojnë, madje edhe vetë e vërteta; edhe ne dëshmojmë për të, dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë.
- 3 Gjonit 1:11rreth 90 e.s.
Kisha shumë për të të shkruar, por nuk dua të të shkruaj me bojë e penë;
- 3 Gjonit 1:12rreth 90 e.s.
por shpresoj të të shoh së shpejti dhe do të flasim gojarisht.
- 3 Gjonit 1:13rreth 90 e.s.
Paqja me ty. Të përshëndesin miqtë. Përshëndeti miqtë një për një.
- 3 Gjonit 1:14rreth 90 e.s.
Juda, shërbëtor i Jezu Krishtit dhe vëllai i Jakobit, të thirrurve që u shenjtëruan në Perëndinë Atë dhe të ruajtur në Jezu Krisht:
- Juda 1:1rreth 66 e.s.
mëshira, paqja dhe dashuria u shumoftë në ju.
- Juda 1:2rreth 66 e.s.
Shumë të dashur, ndërsa isha ngulmues që t'ju shkruaja për shpëtimin e përbashkët, ndjeva nevojën t'ju shkruaj juve, dhe t'ju bëj thirrje të luftoni për besimin, që u qe trasmetuar shenjtorëve një herë e përgjithmonë.
- Juda 1:3rreth 66 e.s.
Sepse depërtuan ndërmjet jush disa njerëz, që qenë shënuar që moti për këtë dënim, të pabesë që e kthejnë hirin e Perëndisë tonë në imoralitet dhe mohojnë të vetmin Zotëri Perëndi, dhe Zotin tonë Jezu Krisht.
- Juda 1:4rreth 66 e.s.
Dhe dua t'ju kujtoj, ndonëse tashmë i dini gjithë këto, se Zoti, pasi e shpëtoi popullin e tij nga vendi i Egjiptit, pastaj i shkatërroi ata që nuk besuan.
- Juda 1:5rreth 66 e.s.
Ai i ruajti me pranga të përjetshme në errësirë për gjyqin e ditës së madhe, edhe engjëjt që nuk e ruajtën gjendjen e tyre të parë, po e lanë banimin e tyre,
- Juda 1:6rreth 66 e.s.
posi Sodoma dhe Gomora edhe qytetet përreth, që u dhanë pas kurvërimit dhe u dhanë pas çoroditjesh seksuale, janë vënë përpara si shembull, duke pësuar ndëshkimin e një zjarri të përjetshëm;
- Juda 1:7rreth 66 e.s.
në të njëjtën menyrë ndotin edhe këta ëndërrues mishin, përbuzin pushtetin dhe blasfemojnë kundër dinjiteteve.
- Juda 1:8rreth 66 e.s.
Por kryeengjëlli Mikael, kur në kundërshtim me djallin debatonte për trupin e Moisiut, nuk guxoi të shqiptojë një gjykim fyes, por tha: ''Zoti të qortoftë!''.