Kalo te përmbajtja

circa 1900–1700 BC

Jacob, Joseph & Egypt

Jacob wrestles with God and becomes Israel; Joseph is sold into slavery yet rises to save the world from famine.

840 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Zanafilla 32:15rreth 1739 p.e.s.

    tridhjetë deve qumështore me të vegjëlit e tyre, dyzet lopë dhe dhjetë dema, njëzet gomarica dhe dhjetë mëza.

  2. Zanafilla 32:16rreth 1739 p.e.s.

    Pastaj ua dorëzoi shërbyesve të tij, çdo kope për llogari të vet, dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Kaloni para meje dhe lini një farë hapësire midis një kopeje dhe tjetrës".

  3. Zanafilla 32:17rreth 1739 p.e.s.

    Dhe i dha urdhër të parit: "Kur vëllai im Esau do të të takojë dhe do të të pyesë: "I kujt je ti dhe ku shkon? Të kujt janë këto kafshë para teje?",

  4. Zanafilla 32:18rreth 1739 p.e.s.

    ti do të përgjigjesh: "Janë të shërbëtorit tënd Jakobit; është një dhuratë e dërguar zotërisë tim Esau; dhe ja, ai vetë po vjen mbas nesh"".

  5. Zanafilla 32:19rreth 1739 p.e.s.

    Ai i dha të njëjtin urdhër të dytit, të tretit dhe gjithë atyre që ndiqnin kopetë, duke u thënë: "Në këtë mënyrë do t'i flisni Esaut kur do ta takoni;

  6. Zanafilla 32:20rreth 1739 p.e.s.

    dhe do t'i thoni: "Ja, shërbëtori yt Jakobi është duke ardhur vetë pas nesh"". Sepse thoshte: "Unë do ta qetësoj me dhuratën që më paraprin e pastaj do të shikoj fytyrën e tij; ndofta do të më presë mirë".

  7. Zanafilla 32:21rreth 1739 p.e.s.

    Kështu dhurata shkoi para tij, por ai e kaloi natën në fushim.

  8. Zanafilla 32:22rreth 1739 p.e.s.

    Por atë natë ai u ngrit, mori dy gratë e tij, dy shërbëtoret dhe të njëmbëdhjetë fëmijët e tij dhe e kaloi vaun e lumit Jabbok.

  9. Zanafilla 32:23rreth 1739 p.e.s.

    I mori me vete dhe bëri që të kalonin përruan të gjitha gjërat që zotëronte.

  10. Zanafilla 32:24rreth 1739 p.e.s.

    Kështu Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë luftoi me të deri në agim.

  11. Zanafilla 32:25rreth 1739 p.e.s.

    Kur ky burrë e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrën e ijës; dhe zgavra e ijes së Jakobit u përdrodh, ndërsa ai luftonte kundër tij.

  12. Zanafilla 32:26rreth 1739 p.e.s.

    Dhe ai tha: "Lërmë të shkoj, se po lind agimi". Por Jakobi iu përgjegj: "Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!".

  13. Zanafilla 32:27rreth 1739 p.e.s.

    Tjetri i tha: "Cili është emri yt?". Ai u përgjegj: "Jakob".

  14. Zanafilla 32:28rreth 1739 p.e.s.

    Atëherë ai i tha: "Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar".

  15. Zanafilla 32:29rreth 1739 p.e.s.

    Jakobi i tha: "Të lutem, tregomë emrin tënd". Por ai iu përgjegj: "Pse e do emrin tim?".

  16. Zanafilla 32:30rreth 1739 p.e.s.

    Dhe kështu ai e bekoi. Atëherë Jakobi e quajti këtë vend Peniel, sepse tha: "E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal".

  17. Zanafilla 32:31rreth 1739 p.e.s.

    Mbasi ai kaloi Penielin, dielli po ngrihej; dhe Jakobi çalonte për shkak të ijës.

  18. Zanafilla 32:32rreth 1739 p.e.s.

    Për këtë arësye, deri në ditën e sotme, bijtë e Izraelit nuk e hanë gilcën e kofshës që kalon nëpër zgavrën e ijës, sepse ai njeri kishte prekur zgavrën e ijës së Jakobit në pikën e gilcës së kofshës.

  19. Zanafilla 33:1rreth 1739 p.e.s.

    Jakobi ngriti sytë, vështroi dhe pa që po vinte Esau, që kishte me vete katërqind burra. Atëherë i ndau bijtë e tij midis Leas, Rakelës dhe dy shërbyeseve të tij.

  20. Zanafilla 33:2rreth 1739 p.e.s.

    Në krye vuri shërbyeset dhe bijtë e tyre, pastaj Lean dhe bijtë e saj dhe së fundi Rakelën dhe Jozefin.

  21. Zanafilla 33:3rreth 1739 p.e.s.

    Ai vetë kaloi para tyre dhe u përkul deri në tokë shtatë herë deri sa arriti pranë vëllait të vet.

  22. Zanafilla 33:4rreth 1739 p.e.s.

    Atëherë Esau vrapoi drejt tij, e përqafoi, iu hodh në qafë dhe e puthi; dhe që të dy qanë.

  23. Zanafilla 33:5rreth 1739 p.e.s.

    Pastaj Esau ngriti sytë, pa gratë e fëmijët dhe tha: "Kush janë këta me ty?". Jakobi iu përgjigj: "Janë bijtë që Perëndia pati mirësinë t'i japë shërbyesit tënd".

  24. Zanafilla 33:6rreth 1739 p.e.s.

    Atëherë u afruan shërbyeset, ato dhe bijtë e tyre, dhe u përkulën.

  25. Zanafilla 33:7rreth 1739 p.e.s.

    U afruan edhe Lea dhe bijtë e saj, dhe u përkulën. Pastaj u afruan Jozefi dhe Rakela, dhe u përkulën edhe ata.