Kalo te përmbajtja

circa 2100–1900 BC

Abraham: The Covenant

God calls Abram from Ur, establishes an everlasting covenant, and promises a son through whom all nations will be blessed.

394 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Zanafilla 24:8rreth 1857 p.e.s.

    Dhe në qoftë se gruaja nuk dëshiron të të ndjekë, atëherë ti do të lirohesh nga ky betim që më ke bërë; vetëm mos e kthe tim bir atje".

  2. Zanafilla 24:9rreth 1857 p.e.s.

    Kështu shërbyesi e vuri dorën nën kofshën e Abrahamit, zotit të tij, dhe iu betua lidhur me këtë problem.

  3. Zanafilla 24:10rreth 1857 p.e.s.

    Pastaj shërbyesi mori dhjetë deve nga devetë e zotit të tij dhe u nis, duke pasur me vete çdo lloj të mirash të zotërisë së tij. Ai e nisi rrugën dhe shkoi në Mesopotami, në qytetin e Nahorit.

  4. Zanafilla 24:11rreth 1857 p.e.s.

    Dhe i gjunjëzoi devetë jashtë qytetit pranë një pusi uji, aty nga mbrëmja, në kohën kur gratë dalin për të marrë ujë, dhe tha:

  5. Zanafilla 24:12rreth 1857 p.e.s.

    "O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, të lutem bëj që sot të kem mundësinë të kem një takim të lumtur, trego dashamirësi ndaj Abrahamit, zotit tim!

  6. Zanafilla 24:13rreth 1857 p.e.s.

    Ja, unë po rri pranë këtij burimi ujërash, ndërsa bijat e banorëve të qytetit dalin për të mbushur ujë.

  7. Zanafilla 24:14rreth 1857 p.e.s.

    Bëj që vajza së cilës do t'i them: "Ah, ule shtambën tënde që unë të pi" dhe që do të më përgjigjet: "Pi, dhe kam për t'u dhënë për të pirë edhe deveve të tu", të jetë ajo që ti ja ke caktuar shërbyesit tënd Isak. Nga kjo unë do të kuptoj që ti ke treguar dashamirësi ndaj zotërisë tim".

  8. Zanafilla 24:15rreth 1857 p.e.s.

    Ai s'kishte mbaruar së foluri, kur, ja, doli Rebeka me shtambën në shpatullën e saj; ajo ishte e bija e Bethuelit, biri i Mikailit, gruaja e Nahorit dhe vëllai i Abrahamit.

  9. Zanafilla 24:16rreth 1857 p.e.s.

    Vajza ishte shumë e bukur, e virgjër dhe asnjë burrë nuk e kishte njohur kurrë. Ajo zbriti në burim, mbushi shtambën e saj dhe u ngjit përsëri lart.

  10. Zanafilla 24:17rreth 1857 p.e.s.

    Atëherë shërbyesi vrapoi në drejtim të saj dhe i tha: "Lermë të pi pak ujë nga shtamba jote".

  11. Zanafilla 24:18rreth 1857 p.e.s.

    Ajo u përgjegj: "Pi, zotëria im"; pastaj shpejtoi ta ulë shtambën mbi dorë dhe i dha të pijë.

  12. Zanafilla 24:19rreth 1857 p.e.s.

    Sapo mbaroi së dhëni ujë për të pirë, tha: "Do të mbush ujë edhe për devetë e tua, deri sa të ngopen me ujë".

  13. Zanafilla 24:20rreth 1857 p.e.s.

    Me nxitim e zbrazi shtambën e saj në koritë, vrapoi përsëri te burimi për të mbushur ujë për të gjithë devetë e tij.

  14. Zanafilla 24:21rreth 1857 p.e.s.

    Ndërkaq ai njeri e sodiste në heshtje, për të mësuar në qoftë se Zoti e kishte bërë të mbarë apo jo udhëtimin e tij.

  15. Zanafilla 24:22rreth 1857 p.e.s.

    Kur devetë mbaruan së piri, njeriu mori një unazë floriri për hundën që peshonte gjysmë sikli dhe dy byzylykë me një peshë prej dhjetë siklesh ari për kyçin e dorës së saj, dhe tha:

  16. Zanafilla 24:23rreth 1857 p.e.s.

    "Bijë e kujt je? Ma thuaj, të lutem. A ka vend në shtëpinë e babait tënd për ne, që ta kalojmë natën?".

  17. Zanafilla 24:24rreth 1857 p.e.s.

    Ajo u përgjegj: "Unë jam bijë e Bethuelit, i biri i Milkahut, që ajo i lindi në Nahor".

  18. Zanafilla 24:25rreth 1857 p.e.s.

    Dhe shtoi: "Tek ne ka shumë kashtë dhe forazh si dhe vend për të kaluar natën".

  19. Zanafilla 24:26rreth 1857 p.e.s.

    Atëherë njeriu u përkul, adhuroi Zotin dhe tha:

  20. Zanafilla 24:27rreth 1857 p.e.s.

    "Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Abrahamit, zotërisë tim, që nuk ka pushuar të jetë dashamirës dhe besnik ndaj zotërisë tim! Sa për mua, gjatë udhëtimit, Zoti më çoi në shtëpinë e vëllezërve të zotërisë tim".

  21. Zanafilla 24:28rreth 1857 p.e.s.

    Dhe vajza vrapoi për t'i treguar këto gjëra në shtëpinë e nënës së saj.

  22. Zanafilla 24:29rreth 1857 p.e.s.

    Por Rebeka kishte një vëlla të quajtur Labano. Dhe Labano doli me vrap jashtë drejt burimit te ai njeri.

  23. Zanafilla 24:30rreth 1857 p.e.s.

    Sa pa unazën në hundë dhe byzylykët në kyçet e dorës të së motrës dhe dëgjoi fjalët që Rebeka, motra e tij, thoshte: "Kështu më foli ai njeri", iu afrua këtij njeriu, dhe ja që u gjet pranë deveve, afër burimit.

  24. Zanafilla 24:31rreth 1857 p.e.s.

    Dhe tha: "Hyrë, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtë? Unë kam përgatitur shtëpinë dhe një vend për devetë".

  25. Zanafilla 24:32rreth 1857 p.e.s.

    Njeriu hyri në shtëpi, dhe Labano shkarkoi devetë, u dha kashtë dhe forazh deveve dhe solli ujë që të lante këmbët ai dhe njerëzit që ishin bashkë me të.