Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Young Men

347 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Rruga e të pabesëve është si terri; ata nuk shohin atë që do t'i rrëzojë.

  2. Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia;

  3. mos u largofshin kurrë nga sytë e tu, ruaji në qendër të zemrës sate;

  4. sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre.

  5. Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.

  6. Hiq dorë nga e folura me hile dhe largo prej teje buzët e çoroditura.

  7. Sytë e tu le të shohin drejt dhe qepallat e tua të synojnë drejt para teje.

  8. Sheshoje shtegun e këmbëve të tua, dhe të gjitha rrugët e tua qofshin të caktuara mirë.

  9. Mos u shmang as në të djathtë as në të majtë; tërhiqe këmbën tënde nga e keqja.

  10. Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim,

  11. me qëllim që ti të ruash gjykimin dhe buzët e tua të fiksojnë diturinë.

  12. Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji;

  13. por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa.

  14. Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol.

  15. Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton.

  16. Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime.

  17. Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,

  18. për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.

  19. Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,

  20. dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,

  21. dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?

  22. Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.

  23. U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".

  24. Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.

  25. A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?