Skip to content

Vargje biblike për Young Men

347 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve.

  2. Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;

  3. pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.

  4. Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja;

  5. kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua.

  6. Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke;

  7. hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht.

  8. Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij,

  9. sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen.

  10. Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen.

  11. Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.

  12. Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.

  13. Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj.

  14. Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja.

  15. Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.

  16. Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarësinë i bëri të qëndrueshëm qiejtë.

  17. Me diturinë e tij u hapën humnerat dhe retë japin vesë.

  18. Biri im, këto gjëra mos u largofshin kurrë nga sytë e tu. Mbaje diturinë dhe të menduarit.

  19. Ato do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një zbukurim në qafën tënde.

  20. Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet.

  21. Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël.

  22. Nuk do të druash llahtarën e papritur, as shkatërrimin e të pabesëve kur do të ndodhë,

  23. sepse Zoti do të jetë pranë teje dhe do të pengojë që këmba jote të kapet në ndonjë lak.

  24. Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh.

  25. Mos i thuaj të afërmit tënd: "Shko dhe kthehu; do të të jap nesër", kur e ke me vete gjënë e nevojshme.