Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Young Men

347 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia,

  2. duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes;

  3. po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim,

  4. në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur,

  5. atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.

  6. Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.

  7. Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri

  8. për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij.

  9. Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës.

  10. Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,

  11. të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,

  12. për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,

  13. nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ,

  14. që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndjejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq,

  15. shtigjet e të cilit janë të shtrembëra dhe rrugët dredha-dredha,

  16. për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese,

  17. që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë.

  18. Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve.

  19. Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës.

  20. Kështu do të mund të ecësh në rrugën e të mirëve dhe do të mbetesh në shtigjet e të drejtëve.

  21. Sepse njerëzit e drejtë do të banojnë tokën dhe ata të ndershëm do të qëndrojnë aty;

  22. por të pabesët do të shfarosen nga toka dhe shkelësit do të hiqen prej saj.

  23. Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia,

  24. sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje.

  25. Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate;