Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Young Men

347 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty.

  2. Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.

  3. Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.

  4. Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?

  5. Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij.

  6. I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.

  7. Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij.

  8. Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj,

  9. je zënë në lakun e fjalëve të gojës sate, je zënë nga fjalët e gojës sate.

  10. Bëj këtë, pra, biri im, dhe shpengohu, sepse ke rënë në duart e të afërmit tënd. Shko, hidhu në këmbët e tij dhe ngul këmbë me të madhe te i afërmi yt.

  11. Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua;

  12. çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë.

  13. Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.

  14. Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot;

  15. e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes.

  16. Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt?

  17. Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t'u çlodhur,

  18. kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

  19. Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur;

  20. luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;

  21. ka ligësi në zemër, kurdis vazhdimisht të keqen dhe mbjell grindje.

  22. Prandaj shkatërrimi i tij do të vijë papritur, në një çast do të shkatërrohet pa rrugëdalje tjetër.

  23. Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:

  24. sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,

  25. zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,