Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Young Men

347 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët.

  2. I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake;

  3. ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;

  4. herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.

  5. Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha:

  6. "Duhet të bëja flijimet e falenderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia;

  7. prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta.

  8. E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti;

  9. e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë.

  10. Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie,

  11. sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë;

  12. ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë".

  13. Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj.

  14. Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait,

  15. deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij.

  16. Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime.

  17. Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj,

  18. sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë.

  19. Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.

  20. Fjalët e urta të Salomonit. Një fëmijë e urtë e gëzon të atin, por një fëmijë budalla i shkakton vuajtje nënes së vet.

  21. Një bir i urtë dëgjon mësimet e atit të vet, por tallësi nuk e dëgjon qortimin.

  22. Budallai e përçmon korrigjimin e atit të tij, por ai që e çmon kritikën vepron me zgjuarsi.

  23. Biri i urtë gëzon të atin, por njeriu budalla përçmon të ëmën.

  24. Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit.

  25. Biri budalla është një burim vuajtjesh për atin e tij dhe hidhërim për atë që e ka lindur.