Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Women

304 vargje · 47 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk,

  2. një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.

  3. Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

  4. Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.

  5. Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.

  6. Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

  7. Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

  8. Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

  9. Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

  10. Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

  11. E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

  12. Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.

  13. I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.

  14. Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.

  15. Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

  16. Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.

  17. Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.

  18. Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.

  19. Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

  20. Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.

  21. Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:

  22. "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".

  23. Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.

  24. I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.

  25. dhe gjeta një gjë më të hidhur se vdekja; gruan zemra e së cilës është kurth dhe grackë dhe duart e së cilës janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë i shpëton asaj; por mëkatari do të kapet nga ajo.