Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Women: Unclassified scriptures relating to

113 vargje · 47 aspekte

Vargje për Unclassified scriptures relating to

Filtro sipas librit
  1. Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t'i bëj një ndihmë që i leverdis".

  2. Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend.

  3. Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.

  4. Dhe njeriu tha: "Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri".

  5. Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.

  6. Gruas i tha: "Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty".

  7. Kur urdhëresa e nxjerrë nga mbreti do të njoftohet në tërë mbretërinë e tij, që është e gjerë, tërë gratë do të nderojnë bashkëshortët e tyre, nga më i madhi deri te më i vogli".

  8. Ky propozim i pëlqeu mbretit dhe princave, dhe mbreti bëri ashtu si kishte thënë Memukani;

  9. dërgoi letra në të gjitha krahinat e mbretërisë, çdo krahine sipas shkrimit të saj dhe, çdo populli sipas gjuhës së tij, në mënyrë që çdo burrë të ishte zot në shtëpinë e tij dhe të fliste gjuhën e popullit të tij.

  10. Gruaja e bukur fiton lavdinë dhe njerëzit e dhunshëm grumbullojnë pasuri.

  11. Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend.

  12. Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.

  13. Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.

  14. Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.

  15. Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme.

  16. Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mënçur vjen nga Zoti.

  17. Éshtë më mirë të banosh mbi qoshen e një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

  18. Éshtë më mirë të banosh në një shkretëtirë se sa me një grua grindavece dhe ngacmuese.

  19. Éshtë më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

  20. Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës.

  21. Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë.

  22. Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë:

  23. një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk,

  24. një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.

  25. Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.