Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Women: Virtuous, held in high estimation

22 vargje · 47 aspekte

Vargje për Virtuous, held in high estimation

  1. Prandaj tani mos ki frikë, bija ime; unë do të bëj për ty gjithçka që më kërkon, sepse të gjithë njerëzit e qytetit tim e dinë që ti je një grua e virtytshme.

  2. Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

  3. Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.

  4. Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.

  5. Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

  6. Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

  7. Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

  8. Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

  9. Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

  10. E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

  11. Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.

  12. I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.

  13. Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.

  14. Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

  15. Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.

  16. Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.

  17. Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.

  18. Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

  19. Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.

  20. Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:

  21. "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".

  22. Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.