Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Rich

145 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Në rast se grumbullon argjend si pluhur dhe mbledh rrobe si baltë,

  2. ai i grumbullon, por do t'i veshë i drejti, dhe argjendin do ta ndajë i pafajmi.

  3. Ai ndërton shtëpinë e tij si një mole, si një kasolle që e ka bërë një rojtar.

  4. I pasuri bie në shtrat, por nuk do të bashkohet me njerëzit e tij; hap sytë dhe nuk është më.

  5. Tmerri e kap në befasi si ujërat; në mes të natës një furtunë e rrëmben tinëzisht.

  6. Era e lindjes e merr me vete dhe ai ikën, e fshin nga vendi i tij si një vorbull.

  7. Ajo sulet kundër tij pa mëshirë, ndërsa ai kërkon në mënyrë të dëshpëruar të shpëtojë nga ajo dorë,

  8. njerëzia duartroket në mënyrë tallëse për të dhe fërshëllen kundër tij nga vendi ku ndodhet".

  9. Në qoftë se kam pasur besim tek ari, dhe arit të kulluar i kam thënë: "Ti je shpresa ime",

  10. në rast se jam gëzuar sepse pasuritë e mia ishin të mëdha, dhe sepse dora ime ka grumbulluar shumë pasuri,

  11. Në rast se jam gëzuar për fatkeqësinë e armikut tim dhe u ngrita, sepse e kishte goditur fakeqësia

  12. Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet,

  13. sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij.

  14. Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh),

  15. Pse mburresh me të keqen, o njeri i fuqishëm? Mirësia e Perëndisë është e përjetshme.

  16. Gjuha jote shkakton rrënim; ajo është si një brisk i mprehur, o veprues mashtrimesh.

  17. Ty të pëlqen e keqja ndaj së mirës, gënjeshtra më tepër se e folura drejt. (Sela)

  18. Ty të pëlqen çdo fjalë shkatërrimi, o gjuhë hileqare.

  19. Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë për gjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela)

  20. Të drejtët do ta shohin, do të kenë frikë dhe do ta përqeshin atë, duke thënë:

  21. "Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij".

  22. Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij.

  23. Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.

  24. Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.

  25. Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobe.