Skip to content

Vargje biblike për Tabernacle

465 vargje · 94 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Bëri për të katër shtylla prej druri të akacies me grremçat e tyre prej ari; dhe shkriu për shtyllat katër baza prej argjendi.

  2. Dhe bëri për hyrjen e çadrës një perde prej filli ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë të përdredhur, shkurt puna e një qëndistari.

  3. Bëri gjithashtu pesë shtyllat e saj së bashku me grremçat e tyre i veshi me ar kapitelet dhe dërrasat e tyre; por pesë bazat e tyre ishin prej bronzi.

  4. Pastaj bëri oborrin: nga ana e Negevit, në drejtim të jugut, perdet e oborrit ishin prej liri të hollë të përdredhur dhe me një gjatësi prej njëqind kubitësh,

  5. dhe kishin njëzet shtyllat e tyre dhe njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.

  6. Në krahun verior kishte njëqind kubitë perde me njëzet shtyllat e tyre dhe njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.

  7. Në krahun perëndimor kishte pesëdhjetë kubitë perde me dhjetë shtyllat dhe dhjetë bazat e tyre; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.

  8. Përpara, nga ana e lindjes, kishte pesëdhjetë kubitë:

  9. nga njëri krah kishte pesëdhjetë kubitë perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre;

  10. dhe nga ana tjetër (si këtej ashtu dhe matanë portës së hyrjes në oborr) kishte pesëmbëdhjetë kubitë perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre.

  11. Të gjitha perdet rreth oborrit ishin prej liri të hollë të përdredhur;

  12. bazat e shtyllave ishin prej bronzi, grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi, kapitelet e shtyllave ishin të veshura me argjend dhe të gjitha shtyllat e oborrit ishin të lidhura me disa shtiza argjendi.

  13. Perdja për hyrjen në oborr ishte e qëndisur, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe të kuq të ndezur, dhe me li të përdredhur; kishte një gjatësi prej njëzet kubitësh, një lartësi prej pesë kubitësh, dhe korrespondonte me perdet e oborrit.

  14. Kjo është lista e sendeve të tabernakullit, të tabernakullit të dëshmisë, që u renditën me urdhër të Moisiut, për shërbimin e Levitëve, nën drejtimin e Ithamarit, birit të priftit Aaron.

  15. Gjithë ari i përdorur për të gjitha punimet për vendin e shenjtë, domethënë ari i ofertave, qe njëzet e nëntë talente dhe shtatëqind e tridhjetë sikla, simbas siklit të shenjtërores.

  16. Dhe argjendi, që u mblodh me rastin e regjistrimit të asamblesë, ishte njëqind talente dhe një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla, simbas siklit të shenjtërores:

  17. një beka për frymë, (domethënë një gjysmë sikli, simbas siklit të shenjtërores), për çdo burrë që e kapte regjistrimi, nga mosha njëzet vjeç e lart, pra, gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë burra.

  18. Njëqind talentet prej argjendi shërbyen për të shkrirë bazat e shenjtërores dhe bazat e velit: njëqind baza për njëqind talentet, një talent për bazë.

  19. Dhe me një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla ai bëri grremçat për shtyllat, i veshi kapitelet e tyre dhe bëri shtizat për shtyllat.

  20. Bronzi i ofertave arrinte në shtatëdhjetë talente dhe dy mijë e katërqind sikla.

  21. Dhe me këtë ai bëri bazat e hyrjes së çadrës së mbledhjes, altarin prej bronzi dhe me grilën e tij dhe me të gjitha orenditë e altarit,

  22. bazat e oborrit, bazat e hyrjes në oborr, të gjithë kunjat e tabernakullit dhe të gjithë kunjat e rrethimit të oborrit.

  23. Kështu përfundoi tërë puna e tabernakullit dhe e çadrës së mbledhjes. Bijtë e Izraelit vepruan sipas të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut; ata vepruan në këtë mënyrë.

  24. Bijtë e Izraelit e kryen tërë punën, sipas të gjitha porosive që Zoti i kishte dhënë Moisiut.

  25. Moisiu, pra, shqyrtoi tërë punën; dhe ja, ata e kishin kryer simbas urdhrave të Zotit; ata e kishin bërë kështu. Kështu Moisiu i bekoi.