Vargje biblike për Tabernacle: Made of the free-will offerings of the people
Vargje për Made of the free-will offerings of the people
Zoti i foli Moisiut duke thënë:
"U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë; do ta pranoni ofertën nga çdo njeri që e bën i shtyrë nga zemra e tij.
Dhe kjo është oferta që do të pranoni prej tyre: ar, argjend dhe bronz;
stofa me ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë; li të hollë dhe lesh dhie;
lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, lëkurë baldose dhe dru akacie;
vaj për dritën e shandanit, aroma për vajin e vajosjes dhe për temianin erëmirë;
gurë oniksi dhe gurë për të ngallmuar në petkun e priftërinjve dhe në gjoksore.
Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre.
Pastaj Moisiu i foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:
"Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t'i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,
Kështu tërë ata që ishin të shtyrë nga zemra e tyre dhe tërë ata që ishin të shtyrë nga fryma e tyre, erdhën për t'i sjellë ofertën e tyre Zotit për veprën e çadrës së mbledhjes, për të gjitha shërbimet e tij dhe për rrobat e shenjta.
Erdhën burra dhe gra, ata që kishin zemër bujare, dhe sollën me vete kapëse, vathë, unaza me vulë dhe byzylykë, lloj lloj xhevahiresh prej ari; gjithkush i solli ndonjë ofertë prej ari Zotit.
Dhe të gjithë ata që kishin stofa ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, ose li të hollë, apo lesh dhie, ose lëkura dashi me ngjyrë të kuqe, ose lëkurë baldose, i sollën.
Kushdo që mund të bënte një ofertë prej argjendi o prej bronzi, e solli ofertën e shenjtëruar për Zotin; dhe kushdo që kishte dru prej akacieje për ndonjë punë të caktuar për shërbimin, e solli.
Të gjitha gratë e zonja torën me duart e tyre dhe prunë fillin ngjyrë vjollcë, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe li të hollë.
Dhe të gjitha gratë që ishin të shtyra nga zemra e tyre dhe kishin zhdërvjelltësi, torën lesh dhie.
Krerët e popullit sollën gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar në efodin dhe në pektoralin,
aroma dhe vaj për ndriçim të shandanit, vaj për vajosjen dhe për temjanin aromatik.
Të gjithë bijtë e Izraelit, burra e gra, që ishin të shtyrë nga zemra për t'i çuar diçka për tërë veprën që Zoti kishte urdhëruar të bënin me anë të Moisiut, i çuan Zotit oferta vullnetare.