Skip to content

Vargje biblike për Sin (1)

240 vargje · 2 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: "Do t'ia rrëfej shkeljet e mia Zotit", dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim. (Sela)

  2. Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim.

  3. Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua.

  4. ndërsa rrëfej mëkatin tim dhe jam tepër i shqetësuar për mëkatin,

  5. Mos më moho, o Zot, mëshirën zemërbutë; mirësia jote dhe e vërteta jote më mbrofshin gjithnjë.

  6. Sepse të këqija të panumërta më rrethojnë; paudhësitë e mia më kanë zënë dhe nuk mund të shikoj; janë më të shumta se flokët e kokës sime, dhe zemra po më ligështohet.

  7. Unë kam thënë: "O Zot, ki mëshirë për mua, ma shëro shpirtin, sepse kam mëkatuar kundër teje".

  8. Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im,

  9. Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.

  10. Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.

  11. Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.

  12. O Perëndi, ti e di marrëzinë time dhe fajet e mia nuk të janë fshehur.

  13. Kur zemra ime acarohej dhe e ndjeja veten sikur më shponin nga brenda,

  14. unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë.

  15. Ai do të lëshojë mbi ta ligësinë e tyre dhe do t'i bëjë të vdesin për shkak të paudhësisë së tyre; Zoti, Perëndia ynë, do t'i shkatërrojë.

  16. Ne dhe etërit tanë kemi mëkatuar, kemi bërë paudhësi dhe të këqija.

  17. Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua.

  18. Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua.

  19. Unë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd, sepse unë nuk i harroi urdhërimet e tua.

  20. Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?

  21. Të pabesët rënçin vetë në rrjetat e tyre, ndërsa unë do të kaloj tutje.

  22. Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.

  23. Njerëzit e urtë do të trashëgojnë lavdinë, por poshtërsia do të jetë trashëgimia e atyre që nuk kanë mend.

  24. I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.

  25. Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij.