Skip to content

Vargje biblike për Sin (1)

240 vargje · 2 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Por ai që mëkaton kundër meje, i bën të keqe vetvetes; të gjithë ata që më urrejnë duan vdekjen".

  2. Të pabesit i ndodh ajo nga e cila trembet, por njerëzve të drejtë u jepet ajo që dëshirojnë.

  3. Rruga e Zotit është një kala për njeriun e ndershëm, por është shkatërrim për ata që kryejnë padrejtësi.

  4. I drejti nuk do të lëvizet kurrë, por të pabesët nuk do të banojnë në tokë.

  5. Goja e të drejtit prodhon dituri, por gjuha e çoroditur do të pritet.

  6. Drejtësia e njeriut të ndershëm i hap rrugën, por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij.

  7. Drejtësia e njerëzve të drejtë i çliron këta, por njerëzit e pabesë do të kapen nga vetë ligësia e tyre.

  8. Kur vdes një i pabesë, shpresa e tij humb dhe shpresa e njerëzve të padrejtë davaritet.

  9. I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.

  10. Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen.

  11. Kush kërkon me zell të mirën fiton dashamirësinë, por ai që kërkon të keqen, kjo do t'i bjerë mbi të.

  12. Ai që bën rrëmujë në shtëpinë e vet do të trashëgojë erën, dhe budallai do të jetë shërbëtori i atij që është i urtë nga zemra.

  13. Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t'i shpëtojë fatkeqësisë.

  14. Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin simbas veprës së duarve të tij.

  15. Asnjë e keqe nuk do t'i ndodhë të drejtit, por të pabesët do të kenë plot telashe.

  16. I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin.

  17. I drejti e urren gënjeshtrën, por i pabesi është i neveritshëm dhe do të turpërohet.

  18. Drejtësia ruan atë që ndjek një rrugë të ndershme, por pabesia e rrëzon mëkatarin.

  19. Gjykimi i mirë siguron favor, por veprimi i të pabesëve është i dëmshëm.

  20. Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjesohet.

  21. Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij.

  22. I pabesi ikën me vrap edhe në se askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan.

  23. Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet.

  24. Kjo është sjellja e gruas që ka shkelur kurorën: ha, fshin gojën dhe thotë: "Nuk kam bërë asnjë të keqe!".

  25. Anësia e tyre me personat dëshmon kundër tyre, ata vënë në dukje mëkatin e tyre si Sodoma dhe nuk e fshehin. Mjerë ata, sepse i bëjnë keq vetes së tyre.