Skip to content

Vargje biblike për Sieges

134 vargje · 63 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Pastaj Jozueu dhe tërë Izraeli bashkë me të kaluan nga Lakishi në Eglon; e ngritën kampin e tyre kundër tij dhe e sulmuan.

  2. E pushtuan po atë ditë dhe i vranë banorët me shpatë. Po atë ditë Jozueu vendosi të vriteshin gjithë personat që gjendeshin në vend, ashtu si kishte vepruar në Lakish.

  3. Pastaj Jozueu dhe tërë Izraeli bashkë me të kaluan nga Egloni në Hebron dhe e sulmuan këtë.

  4. E pushtuan dhe vranë me shpatë mbretin e tij, të gjitha qytetet dhe tërë personat që gjendeshin aty, nuk lanë asnjë njeri të gjallë, pikërisht ashtu si kishin vepruar në Eglon; por aty vendosi të shfarosen të gjithë personat që gjendeshin në vend.

  5. Pastaj Jozueu dhe i tërë Izraeli bashkë me të u kthyen në drejtim të Debirit dhe e sulmuan.

  6. Shtinë në dorë mbretin dhe të gjithë qytetet e tij; i vranë me shpatë dhe shfarosën të gjithë njerëzit që gjendeshin në vend; nuk mbeti asnjë i gjallë. Ai e trajtoi Debirin dhe mbretin e tij ashtu si kishte trajtuar Hebronin, Libnahun dhe mbretin e tij.

  7. Abimeleku dhe tërë njerëzit që ishin me të u ngritën natën dhe zunë një pritë kundër Sikemit, të ndarë në katër grupe.

  8. Atëherë ai mori njerëzit e tij, i ndau në tre grupe dhe zuri pritë në fusha; kur pa që populli po dilte nga qyteti, ai u hodh kundër tij dhe bëri kërdinë.

  9. Pastaj Abimeleku dhe njerëzit që ishin me të u sulën përpara dhe zunë hyrjen e portës së qytetit, kurse dy grupet e tjera u sulën mbi tërë ata që ishin nëpër fusha dhe bënë kërdinë.

  10. Abimeleku e pushtoi me sulm po atë ditë qytetin dhe vrau popullin që gjendej në të; pastaj e sheshoi qytetin dhe aty hodhi kripë.

  11. Pastaj Abimeleku shkoi në Thebets, e rrethoi dhe e pushtoi.

  12. Pastaj Amoniti Nahash shkoi të ngrejë kampin kundër Jabeshit të Galaadit. Atëherë tërë ata të Jabeshit i thanë Nahashit: "Lidh aleancë me ne dhe ne do të të shërbejmë".

  13. Amoniti Nahash iu përgjegj kështu: "Unë do të bëj aleancë me ju me këtë kusht: t'ju nxjerr syrin e djathtë të gjithëve për të poshtëruar tërë Izraelin.

  14. Pleqtë e Jabeshit i thanë: "Na jep shtatë ditë kohë që të dërgojmë lajmëtarë në tërë territorin e Izraelit; dhe në qoftë se nuk vjen asnjeri për të na shpëtuar, do të dorëzohemi në duart e tua".

  15. Të nesërmen, Sauli e ndau popullin në tre grupe, të cilët hynë në mes të kampit armik para mëngjesit dhe i grinë Amonitët deri në zheg të ditës. Ata që shpëtuan u shpërndanë dhe nuk mbetën as dy veta bashkë.

  16. Pastaj i thanë Davidit: "Ja, Filistejtë janë duke luftuar kundër Kejlahut dhe po plaçkisnin lëmenjtë".

  17. Atëherë Davidi shkoi me njerëzit e tij në Kejlah, luftoi kundër Filistejve, ua mori bagëtinë dhe bëri kërdi të madhe në radhët e tyre. Kështu Davidi çliroi banorët e Kejlahut.

  18. Kur Davidi dhe njerëzt e tij arritën në Tsiklag ditën e tretë, Amalekitët kishin kryer një plaçkitje në Negev dhe në Tsiklag; kishin pushtuar Tsiklagun dhe i kishin vënë zjarrin;

  19. kishin zënë robër gratë dhe tërë ata që ndodheshin aty, të vegjël a të rritur; nuk kishin vrarë asnjeri, por i kishin marrë me vete dhe kishin shkuar.

  20. Me fillimin e vitit të ri, në kohën kur mbretërit shkojnë të luftojnë, Davidi dërgoi Joabin me shërbëtorët e tij dhe me tërë Izraelin për të shkatërruar vendin e bijve të Amonit dhe për të rrethuar Rabahun; por Davidi mbeti në Jeruzalem.

  21. në qoftë se ai zemërohet dhe të thotë: "Pse iu afruat qytetit për të luftuar? A nuk e dinit që do të gjuanin nga muret lart?

  22. Kush e vrau Abimelekun, birin e Jerubeshethit? A nuk qe një grua që i hodhi një gur nga muret, dhe kështu ai vdiq në Thebets?. Sepse ju jeni afruar te murët?", atëherë ti do të thuash: "Vdiq edhe shërbëtori yt Hiteu Uriah"".

  23. Ndërkaq Joabi lufonte kundër Rabahut të bijve të Amonit dhe pushtoi qytetin mbretëror.

  24. Pastaj Joabi i dërgoi lajmëtarë Davidit për t'i thënë: "Kam sulmuar Rabahun dhe kam shtënë në dorë rezervat e tij të ujit.

  25. Prandaj tani mblidh popullin që ka mbetur, vendos kampin tënd përballë qytetit dhe shtjere atë në dorë, përndryshe do ta marr unë qytetin dhe ai do të mbajë emrin tim".