Skip to content

Vargje biblike për Pride

303 vargje · 61 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Në atë ditë ti nuk do të kesh më turp për të gjitha veprimet e tua me të cilat ngrite krye kundër meje, sepse atëherë unë do të largoj nga mesi yt ata që gëzohen në madhështinë tënde, dhe ti nuk do të krenohesh në malin tim të shenjtë".

  2. "Sepse ja, dita po vjen, e zjarrtë si një furrë; dhe të gjithë ata që veprojnë me pabesi do të jenë si kallamishtet; dita që po vjen do t'i djegë", thotë Zoti i ushtrive, "në mënyrë të tillë që të mos u mbetet as rrënja as dega.

  3. por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj;

  4. dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj.

  5. Duan kryet e vendit në gostira dhe vendet e para në sinagoga,

  6. si edhe përshëndetjet në sheshe dhe të quhen rabbi, rabbi nga njerëzit.

  7. As mos lejoni që t'ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti.

  8. Dhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj.

  9. Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.

  10. Tha akoma: ''Ajo që del nga njeriu, e bën atë të ndotur.

  11. Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet,

  12. vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, budallallëku.

  13. Të gjitha këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut''.

  14. por kjo s'duhet të ndodhë midis jush; madje ai nga ju që do të dojë të bëhet i madh, do të jetë shërbëtori juaj;

  15. Dhe ai u thoshte atyre në doktrinën e vet: ''Ruhuni nga skribët, të cilëve u pëlqen të shëtisin me rroba të gjata dhe t'i përshëndetin në sheshe,

  16. dhe të kenë vendet e para në sinagoga dhe vendet e para në gosti,

  17. Ai veproi pushtetshëm me krahun e vet; i shpërndau krenarët me mendimet e zemrave të tyre;

  18. i përmbysi pushtetarët nga fronat e tyre dhe i ngriti të përulurit;

  19. Pastaj midis tyre filloi një grindje: cili prej tyre do të ishte më i madhi.

  20. Mjerë ju, o farisenj! Sepse ju e doni vendin e parë ndër sinagoga dhe përshëndetjet nëpër sheshe.

  21. ''Kur je ftuar në dasmë, mos u ul në krye të vendit, sepse ai njeri mund të ketë ftuar një tjetër që është më i rëndësishëm se ti,

  22. dhe ai që të ftoi ty dhe atë të të mos vijë e të thotë: "Lëshoja vendin këtij". Dhe atëherë ti, plot turp, do të shkosh të zësh vendin e fundit.

  23. Fariseu rrinte në këmbë dhe lutej në vetvete kështu: "O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ai tagrambledhës.

  24. Unë agjëroj dy herë në javë dhe paguaj të dhjetën e gjithçkaje që kam".

  25. Dhe unë po ju them se ky, dhe jo tjetri, u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar; sepse kushdo që lartohet do të ulet, dhe kush ulet, do të lartohet''.