Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Prayer

720 vargje · 120 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Kështu ne nuk do të largohemi më prej teje. Na ngjall dhe ne do të kërkojmë emrin tënd.

  2. Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova; t'u përgjigja i fshehur në bubullimë, të vura në provë në ujërat e Meribas. (Sela)

  3. Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush.

  4. O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!

  5. Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën.

  6. O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.

  7. Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,

  8. kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd.

  9. Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot.

  10. U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;

  11. dhe ta dijnë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.

  12. Vëri veshin, o Zot, dhe përgjigjmu, sepse jam i dëshpëruar dhe nevojtar.

  13. Ruaje jetën time sepse jam i shenjtë; ti je Perëndia im; shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti.

  14. Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse të këlthas ty tërë ditën.

  15. Gëzoje shërbëtorin tënd, sepse te ti, o Zot e lartoj shpirtin tim.

  16. Sepse ti, o Zot, je i mirë dhe i gatshëm të falësh, dhe tregon mirësi të madhe ndaj gjithë atyre që të kërkojnë.

  17. Vëri veshin, o Zot, lutjes time, dhe trego kujdes për britmën e përgjërimeve të mia.

  18. Unë të kërkoj në ditën e fatkeqësisë sime, sepse ti do të më përgjigjesh.

  19. Tregomë një shenjë të dashamirësisë sate, me qëllim që ata që më urrejnë ta shohin dhe të mbeten të shushatur, duke parë që ti, o Zot, më ke ndihmuar dhe më ke ngushëlluar.

  20. O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, unë bërtas ditë e natë para teje.

  21. Arriftë deri te ti lutja ime, vëri veshin britmës time,

  22. Syri im venitet nga dhembja; të kërkoj çdo ditë, o Zot, dhe i zgjat drejt teje duart e mia.

  23. Por unë të këlthas ty, o Zot, dhe lutja ime të drejtohet në mëngjes.

  24. Pse më refuzon, o Zot, pse më fsheh fytyrën tënde?

  25. Ku janë, o Zot, mirësitë e tua të lashta, për të cilat iu betove Davidit në besnikërinë tënde?