Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Prayer

720 vargje · 120 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Kujto, o Zot, fyerjen që iu bë shërbëtorëve të tu, dhe si unë mbaj në zemër fyerjen e rëndë të të gjitha kombeve,

  2. me të cilën armiqtë e tu kanë fyer, o Zot, me të cilën kanë fyer hapat e të vajosurit tënd.

  3. Ai do të më kërkojë dhe unë do t'i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj.

  4. Çohu, o gjykatës i tokës, dhe jepu shpërblimin mëndjemëdhenjve.

  5. Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.

  6. Moisiu dhe Aaroni qenë ndër priftërinjtë e tij, dhe Samueli ndër ata që përmendën emrin e tij; ata iu drejtuan Zotit dhe ai iu përgjigj atyre.

  7. Ai u foli atyre nga kolona e resë, dhe ata respektuan dëshmitë e tij dhe statutet që u dhe atyre.

  8. Ti plotësove dëshirën e tyre, o Zot, Perëndia ynë. Ti ishe për ata një Perëndi që fal, dhe kur dënon prapësitë e tyre.

  9. O Zot, dëgjo lutjen time dhe britma ime arriftë tek ty.

  10. Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime. Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh.

  11. Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre.

  12. Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshmëm, dhe populli që do të krijohet do të lëvdojë Zotin,

  13. sepse ai shikon nga lartësia e shenjtërores së tij; nga qielli Zoti këqyr dheun,

  14. për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje;

  15. Mburruni me emrin e tij të shenjtë; le të kënaqet zemra e tërë atyre që kërkojnë Zotin.

  16. Kërkoni Zotin dhe forcën e tij; kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij.

  17. Ne dhe etërit tanë kemi mëkatuar, kemi bërë paudhësi dhe të këqija.

  18. Etërit tanë në Egjipt nuk i kuptuan mrekullitë e tua, nuk kujtuan numrin e madh të mirësive të tua dhe ngritën krye pranë detit, Deti i Kuq.

  19. Megjithatë ai i kushtoi kujdes ankthit të tyre, kur dëgjoi britmat e tyre,

  20. Na shpëto, o Zot, Perëndia ynë, dhe na mblidh midis kombeve, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të lumturohemi duke të lëvduar.

  21. Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre;

  22. dhe i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të arrinin në një qytet ku të banonin.

  23. Por në fatkeqësinë e tyre ata i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre,

  24. i nxori nga terri dhe nga hija e vdekjes dhe i këputi lidhjet e tyre.

  25. Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve,